Nëna e Gjergj Mullallit, i cili vrau dje gruan e tij dhe e hodhi në kanalin e ujërave të zeza, ndërsa sot vrau veten, tha se mes dy viktimave nuk ka pasur debate.
Ajo shtoi se kanë pasur fëmijët të rritur dhe nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, duke theksuar këtu se i biri shkonte për punë në Greqi, raporton Euronewsalbania.
“E mora vesh mbrëmë për nusen, ndoshta nga mesi i natës, flisnin njerëzit këtu. Kush fjeti mbrëmë?! Pas derës kam qenë,” – tha ajo e përlotur.
Muazez Mullalli u shpreh se kishte disa ditë pa e takuar të birin tashmë të ndjerë.
Lidhur me ketë, ka njoftuar edhe Policia e Shqipërisë.
“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli, 46 vjeçe.Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergji Mullalli”- njofton policia.