Nga shoqërimi i Zahos me makinë për në shkollë, te zgjedhja për të qëndruar jashtë fokusit të medias/ Rrëfehet Linda Rama: Edi shqetësohej thellësisht për…
Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka treguar përse ka zgjedhur të mos jetë më vizibël në media që prej martesës me Edi Ramën , si i ka përjetuar sulmet dhe akuzat politike, si dhe ka zbuluar detaje të jetës së përditshme.
Në një intervistë ajo rrëfen se ka hequr dorë nga shërbimet shtetërore, nuk ka punonjës sigurie dhe ka zgjedhur të mos shoqërojë asnjëherë jashtë vendit bashkëshortin e saj.
Teksa risolli në vëmendje daljen e parë publike si bashkëshortja e Edi Ramës politikan dhe më pas si kryeministër, pritshmërinë e opinionit publik apo paragjykimet e pashmangshme, znj. Rama tha se dilemat se si do të duhej të performonte në krah të bashkëshortit të saj në krye të vendit, morën fund që ditën e parë që ai mori detyrën kur ajo, siç tha, vendosi t’i refuzonte të gjitha shërbimet kryeministrore që i takonin me ligj.
“Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë “futjen e hundëve”, privilegjet … sapo m’u dha rasti refuzova të gjithë ekipin e shërbimit që ishte i presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit dhe atëherë kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, u shpreh znj. Rama.
E pyetur lidhur me zgjedhjen për të qëndruar larg daljeve të shpeshta, znj. Rama shpjegoi se kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme dhe e menduar.