Dentisit qe po habit te githe me zbulimin e tij. Mirupafshim implante dentare tani dhëmbët rriten në vetëm 9 javë..!
Një studim i bërë nga Dr. Jeremy Mao dhe ekipi i tij nga universiteti i Columbias ka shkaktuar ‘tr azira’ në qarqet shkencore, veçanërisht në fushën e stomatologjisë.
Dr. Mao publikoi rezultatet e studimit të tij, ku arriti të rriste një dhëmb në vetëm 9 javë duke përdorur një skelë të qelizave staminale. Ky zbulim do të thotë se shumë shpejt njerëzit do të mund të heqin dorë nga implantet dentare të cilat janë të shtrenjta dhe ku përdoren materiale si zhiva dhe argjendi.
“Dhëmbi që mungon zëvendësohet me qeliza burimore nga trupi juaj dhe dhëmbi fillon të bashkohet me indet përreth vetvetiu. Kjo rrit procesin e rigjenerimit dhe rezulton në rritjen e dhëmbit në një kohë rekord. Në thelb, kjo mund të nënkuptojë përfundimin e operacioneve të shtrenjta dentare të përdorura për të zëvendësuar dhëmbët dëmtuar”- shpjegon Dr. Mao.
‘Njerëzit tashmë do të kenë mundësinë të rigjenerojnë një dhëmb nga AND-ja e tyre dhe jo nga një substancë e huaj, që kërcënon shëndetin or al. Procedura aktualisht është në fazat e hulumtimit dhe nuk është ende në dispozicion të publikut, por shpresojmë që ajo të jetë e disponueshme në të ardhmen”- shtoi Dr. Mao.