Përveç Loredanës, edhe Enca ka konfirmuar lidhjen me masazherin e huaj.
Kjo është arsyeja edhe pse ajo ishte shumë e komentuar ditëve të fundit, shkruan lajmi.net.
Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit.
Enca së fundmi iu është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në InstaStory.
“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentalitetin”, ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që kanë marrë.