E merr kthesen moti, temperaturat pritet te kapin kulmin sipas meteorologes

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Mesdheun do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.Sipas meteorologes Lajda Porja temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë kryesisht të larta, duke kulmuar ditën e enjte në 37 gradë Celcius.

Sakaq zonat malore do të karakterizohen nga vranësira të lehta dhe kalimtare.“Si pasojë e valëve të të nxehtit afrikan që ka përfshirë pellgun e Mesdheut do të ndikohet edhe Shqipëria, duke bërë që moti i kthjellët të prezent pothuajse në të gjithë territorin. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore.

Parashikohet që sot termometri të ngjitet deri në 32 gradë dhe e gjithë java do të jetë kryesisht me temperatura të larta, ku do të kulmojnë ditën e enjte.Të enjten do të shënohen temperatura 37 gradë. Edhe pse nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, Shqipëria do të jetë në periferi të saj, temperatura ekstremisht të larta priten në Italinë Jugore.

Përsa i përket pjesës së rajonit, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë prezent që në orët e para të mëngjesit. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë kryesisht në orët e pasdites.”,-tha ajo.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *