I moshuari shkon të shesë Rolexin e tij të vjetër, gati sa nuk alivanoset nga çmimi që i japin
Një emision televiziv për vlerësimin e sendeve të vjetra të çmuara i ka dhënë emocione të forta një burri të moshuar, i cili kishte shkuar për të vlerësuar orën e tij Rolex që e kishte blerë disa kohë më parë.
I moshuari kishte blerë një GMT Master Model Rolex për 120.35 dollarë në vitet ’60 kur ishte në Gjermani, pasi rreshteri i tij i tha se ato ishin orët më të mira që ishin prodhuar ndonjëherë dhe duke qenë ush.tarak, burri i besoi preferencës dhe këshillës së rreshterit të tij, ndaj bleu orën.
Pas shumë vitesh i moshuari vendosi të vlerësonte orën e vjetër dhe mendonte se ajo do të kishte një vlerë diku tek 1500 dollarë. Pasi tregoi historinë e blerjes së sendit me vlerë, burri u shpreh se vlera e orës nuk ishte aspak e lirë në atë kohë, duke qenë se ishte e barazvlefshme me rrogën e disa muajve.
Eksperti e çuditi fare të moshuarin kur doli jashtë parashikimeve të tij për vlerën e orës. Ai i tha se ajo orë vlente nga 65 mijë në 75 mijë dollarë. Mund të shikoni vetë se si ka ndryshuar fytyra e burrit pas lajmit që ka marrë.
Pronari kishte mbajtur të gjitha letrat e blerjes së orës, përfshirë faturën, kutinë origjinale si dhe rripin e saj, të cilat ia shtuan edhe më shumë vlerën orës.