Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau pamje nga plazhet publike në Pogradec ku theksoi se janë mundësuar 7 plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.
“Edhe në Pogradec janë mundësuar 7 plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Rama.
Një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit, është krijuar tanimë edhe në Sarandë. Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.