Nëse Ju Gërhisni Natën, ja çfarë duhet të bëni për ta ndaluar atë..

Nëse Ju Gërhisni Natën, ja çfarë duhet të bëni për ta ndaluar atë..

Është aq i keq sa mund të prish gjumin e partneres suaj dhe në disa raste mund të jetë aq i zhurmshëm sa t’ju mbajë zgjuar për pjesën më të madhe të natës.

Hulumtimet zbuluan se dy të pestat e grave në Mbretërinë e Bashkuar do të preferonin të flinin vetëm për shkak të gërhitjes së partnerit.

Hulumtimi, nga “And So To Bed”, zbuloi se gërhitja po mban zgjuar 23 për qind të grave, duke u renditur si shkaku i katërt më e zakonshme për pagjumësinë, pas të nxehtit, ankthit dhe nevojës për tualet.

Si mund ta ndaloni gërhitjen?

Dr. Lindsay Broëning, psikologe, neuroshkencëtare dhe eksperte e gjumit për “And So To Bed” tha se mund t’i sugjeroni partnerit tuaj të flejë në një pozicion tjetër.

“Shpesh gërhitja është më e keqe kur dikush fle me shpinë. Prandaj, ndryshimi i pozicionit mund të ndihmojë në minimizimin e gërhitjes. Nëse ju zgjojnë dhe janë me shpinë, jepini një shtytje të butë ose trokitni lehtë për t’i inkurajuar ata të flenë në anën e tyre“, u shpreh ajo.

Dr. Broëning tha gjithashtu se gërhitja varet edhe nga stili i jetesës. Reduktimi i alkoolit dhe humbja e peshës mund të ndihmojnë për të mos gërhitur shumë.

“Nëse partneri juaj vuan nga bllokimi gjatë natës, mund të jetë se ai është alergjik ndaj puplave të jastëkut ose qenit në shtratin tuaj. Ndërrimi i jastëkëve, lënia e qenit të flejë në dysheme ose në një dhomë tjetër, ose marrja e një antihistamine mund të ndihmojë në reduktimin e gërhitjes së tij.“, u shpreh ajo

Megjithatë, nëse gërhitja është e padurueshme, duhet ta bëni partnerin tuaj të vizitojë mjekun e tij të përgjithshëm, veçanërisht nëse gërhitja e tij prishet nga pauzat pasi kjo mund të jetë një shenjë e ‘apnesë’ së gjumit.

Dr. Browning shtoi: “Apnea e gjumit është ajo ku fyti juaj mbyllet gjatë natës aq shumë sa që rrugët e frymëmarrjes bllokohen plotësisht dhe ajri nuk mund të rrjedhë fare./iconstyle.al

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *