Dr. Shefqet Krasniqi – Ja pse nuk tregova se isha në UÇK.“Nuk kam dashur të tregoj që kamë luftuar se jam friksuar se po e humbi sevapin.
Unë i kam shërbyer vatanit se vatanit nuk i shërben veç me djersë. Tash kamë hyrë në listë por kurrë s’kam dashur të tregojë e as të bëjë kërkesën për veteran”, ka thënë Krasniqi gjatë një interviste në radio “Pendimi”.
Komisioni për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, në publikimin e listave që ka bërë dje për Zonën e Dukagjinit,
ka futur në mesin e shumë veteranëve edhe Dr.Shefqet Krasniqin.Ai, sipas listave të nxjerra nga Komisioni për verifikim të veteranëve të UÇK-së, del të ketë qenë ushtar i Brigadës 138, “Agim Ramadani”.