Lajm i keq për ata që jetojnë me qira në Tiranë


Të gjesh një shtëpi me qira në kryeqytet nuk është aspak e lehtë. Tirana, si qendër ekonomike e vendit, tërheq çdo vit jo vetem shqiptare por edhe qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë. Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, veçanërisht për tregun e qirave.

Çmimi i referencës tashmë i rritur për taksën e pronës, kërkesa e lartë për apartamente me qira, rritja e popullsisë së huaj që banon në Tiranë, por edhe rënia e euros në raport me lekun kanë rritur me 20% qiratë gjatë vitit 2023.

Në zonën e Brrylit një apartament 1+1 kushton 300-350 mijë lekë të vjetra, një çmim ky i pranueshëm për ato studentë të cilët strehohen bashkë me studentë të tjerë, por sa i përballueshëm bëhet ky çmim për ata të cilët jetojnë vetëm apo me një partner?

“Le ta themi që përqindja më e madhe arrijnë të mbijetojnë. Të duhet të paktën të bësh dy punë që të rrisësh pak standardin e jetesës, të dalësh, ndonjëherë disi dhe të kursesh…” thone qytetaret

Nëse do zgjidhni të jetoni në zemër të qytetit, këtu qiraja bëhet edhe më e vështirë. Në zona si Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, apo Stadiumi Dinamo, çmimi më i ulët nis me 450 Euro.

Por përpos çmimeve shumë të kripura të qirave, kushtet e agjencive imobiliare i detyrojnë qiramarrësit të nxjerrin nga xhepi njëherësh një shumë prej 1000-1500 Euro, si depozitë dhe paradhënie për shtëpinë e marrë, e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për këtë kategori

“Kushtet e agjencive kryesisht në Tiranë janë që minimumi i kontratës duhet të jetë 1 vjeçare, dhe paradhënia duhet të jetë 3 muaj, nga të cilat përfshihet, muaji i parë i qirasë, muaji i fundit dhe një muaj depozitë, për garanci për amortizimin apo dëmtimin e mobiljeve”, tha agjenti imobiliar, Erion Alimema.

Pyetjes nëse do të ketë një stabilizim të çmimit të qirave në kryeqytet agjentët imobiliar i përgjigjen kështu;

“Aktualisht kërkesa vazhdon ta jetë e lartë dhe nuk mendoj që do ketë së shpejti stabilizim apo ulje të qirave, sepse të gjitha komplekset e reja që janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt do jenë të banueshme, qiratë do jenë akoma më të larta së ç’janë aktualisht”, thote ekspertja

Related Posts

SHTATË (7) GJËRA QË MBLLOJNË PORET TUAJ DHE SHKAKTOJNË AKNE

7 gjërat që bllokojnë poret tuaja dhe shkaktojnë puçrra Poret: Ne të gjithë kemi këto hapje të vogla në lëkurën tonë për çlirimin e djersës dhe vajit,…

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, ja si u hap java në kursin e këmbimit

Ditën e sotme më , në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa në shitje…

“Dy ditë diell, pastaj shi dhe breshër..” Del parashikimi i Motit për javën që vjen, ja çfarë na pret 5 ditët në vijim (Tabela)

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell dhe temperatura…

Kthesa e motit, sinoptikania zbulon cfarë pritet të mërkurën: Reshje dhe ulje të..

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Meteorologia Lajda Porja thotë se moti do të ndryshojë nga e mëkura, ku pritet që…

Tragjedia Shqiptare, gjendet dhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar

Një ngjarje tragjike tronditi Shkodrën ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura në lumin Buna duke u vetëmbytur. Raportohet se ditën…

15 shenja psikologjike që dikush ju pëlqen

Doni të hidhni një hap të rëndësishëm në jetë, por po hezitoni? Lexoni 30 thënie motivuese nga personalitete botërore që do ju ndihnojnë të tejkaloni “ngërçin” e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *