‘Kthena n’Kosovë ’ – Befason mërgimtari, thotë se kthehet në Kosovë nëse ia japin këtë pagë,ndersa gazetarja i ofron punë
Një prej rubrikave që u kushtohet mërgimtarëve është rubrika “A më mirë ktu a atje”, ku çdo ditë për mërgimtarët ka pyetje të ndryshme.
Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?
Një i ri mërgimtar ka befasuar gazetaren me kërkesën e tij për pagë minimale për të jetuar në Kosovë.
“Isha kthy në Kosovë me e pasë punën, se vendi është i mirë këtu. Për 250 euro kisha ardh me jetu këtu se vendi i mirë është në Kosovë”, thotë mërgimtari.
Pas këtyre fjalëve, gazetarja i thotë: “Sot ta gjejmë punën, a kthehesh?”
“Po kthehna, 100 për qind”, ia kthen mërgimtari.