Dhikri- vepra më e mirë dhe më e dëlirë
Ibn Rexheb rahimehullah thotë: “Tekstet që tregojnë se dhikri është më i vlefshëm tek Allahu sesa lëmosha dhe veprat e tjera, janë të shumta.” Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu ka thënë: “Bërja tesbih Allahun (përmendja e Tij) është më e dashur për mua sesa të shpenzoj prej pasurisë sime po aq dinarë në rrugën e Allahut.”
Dhikri i Allahut është më i vlefshëm sesa shpenzimi i pasurisë- kështu kanë thënë selefët.
Nuk duhet kuptuar se me këtë është për qëllim pakësimi i vlerës së shpenzimit në rrugën e Allahut, mirëpo për qëllim është të tregohet pozita e lartë që ka dhikri, se vërtetë është një vepër e rëndësishme e cila zë vend të madh tek Allahu.
Nëse bëhen bashkë të gjitha adhurimet/veprat, qëllimi se pse janë ligjësuar ato, është që të ngritët lart përmendja e Allahut.