Avokati shqiptar “shokon” tri shtete: Do të detyrohen t’ia kthejnë Kosovës dhe Shqipërisë 300 miliardë dollarë, ja pse

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, janë formuar si shtete në territore shqiptare dhe se ato i kanë keqtrajtuar shqiotarët deri në akte kriminale kundër tyre.

Por, në një postim në Facebook, Ngjela ka paralajmëruar se të tri shtetet dëmprurëse historikë të shqiptarëve, do t’i paguajnë të gjitha dëmet materiale, por edhe makabritetin antinjerëzor të vrasjes masive të shqiptarëve.

Sipas tij, shuma tejkalon 300 miliardë dollarëshin, dhe të njëjtën do ta fitojnë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga kjo, Ngjela ka theksuar se do të përfitojë Shqipëria dhe Kosova.

Reagimi i plotë i Ngjelës:

“Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë”. (Maksimilian Lamberc)

Prandaj nuk triumfoi dot Lidhja e Prizrenit, se ata që nuk e përkrahën Lidhjen nuk do ta kuptoin dot atëherë që, pikërisht kjo Lidhje, krijoi konceptimin modern të shqiptarizmit gjithëpërfshirës në historinë që erdhi më pas.

Shqiptarët në ato vite ishin kudo nëpër Gadushullin Ilirik, por edhe më tej sepse ishin si arbëreshë edhe në Itali dhe kishin filluar emigrimin drejt Amerikës por edhe drejt Turqisë.

I.

Dhe Rilindja Kombëtare ecte me gjuhen shqipe në të dy dialektet e shqipes, sepse ata që e përfaqësonin ishin të motivuar nga historia e Shqipërisë dhe e njihni shumë mirë gjuhën shqipe. Ata e njihnin gjuhën shqipe nga lashtësia pararomake e deri në ndërthurjen reale me forcë të arbënorëve në Perandorinë Romake, ku ilirët e drejtuan perandorinë me 18 perandorë shqiptarë të famshëm.

Por rilindasit e njihnin mirë gjithashtu edhe revolucionin e Egjiptit me dinastinë e shqiptare të Mehmet Ali Pashës.

Shqiptarët në këtë rast historik fituan famë ndërkombëtare duke bënë emër dhe duke fituar respekt në luftën osmane, sepse luftëtarët shqiptarë me luftë i dëbuan trupat franceze nga Egjipti dhe e drejtuan mbretërinë egjiptiane në vitet 1798–1952.

II.

Mehmet Ali Pasha (1769–1849) e themeloi Egjiptin me aftësi të madhe ushtarake në një luftë dinastinë shqiptare të Egjiptit, e cila zgjati deri në vitin 1952. Në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20, shumë shqiptarë të tjerë u vendosën në Egjipt për arsye ekonomike dhe politike, sepse e konsideronin Egjiptin si mbretërinë e tyre.

Në Egjipt e patën aktivitet të madh politik dhe letrar rilindasit e mëdhenj të Shqipërisë.

Ata ishin figura të mëdha që tani janë figura të mëdha të historisë së Shqipërisë:

Figura nacionaliste dhe shkrimtarë siç janë Thimi Mitko, Spiro Dine, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thanas Tashko, Stefan Zurani, Andon Zako Çajupi, Mihal Zallari, Milo Duçi, Loni Logori, Qerim Haxhiu,Fan Noli, Aleksandër Xhuvani dhe shumë të tjerë ishin të gjithë aktivë në Egjipt në një pikë të karrierës së tyre. Disa prej tyre e përdorën atë si zgjidhje të përkohshme para se të vendoseshin në SHBA apo gjetkë, ndërsa disa të tjerë u vendosën përgjithmonë. Spiro Dine themeloi në vitin 1881 degën lokale të Shoqërisë e të shtypurit shkronjavet shqip në Shibin Al Kaum, si pararendëse të Mësonjtores së parë shqipe në Korçë.

II.

Por Lidhja e Prizrenit më në fund erdhi realisht dhe triumfoi në vitin 1999, me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb, dhe Bill Klinton që në këtë vit shpalli dhe drejtoi luftën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Jugosllavisë së Milosheviçit për të çliruar Kosovën nga pushtimi i egër dhe antinjerëzor serb. Dhe vetë Bill Klinton tani ka hyrë në historinë e Shqipërisë si një nga figurat e mëdha që solli triumfin e parë të Lidhjes së Prizrenit e cila u krijua në 10 qershor të vitit 1878.

Por ishte Bill Klinton ai që, pas 220 vjetësh, në vitin 1999, i dha triumfin e madh Lidhjes së Prizrenit, dhe bashkë me të, edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjithashtu.

Shqiptarët duhet të kujtohen vijimisht se kjo luftë për çlirimin e Kosovës gjatë vitit 1999 sot ka hapur një epokë të re për Gadishullin Ilirik.

Sot në këtë Gadishull janë dy shtete shqiptare dhe brenda një gjendjeje rë re ndërkombëtare kjo ka

çelur rrugën për krijimin e Shqipërisë së Bashkuar e të rinjohur ndërkombëtarisht edhe me një territor dikur të pushtuar nga sllavët, për shpëtimin e të cilit u krijua dhe veproi Lidhja e Prizrenit.

Por shqiptarizmi vijon. Dhe përqendrimi do të jetë tani e më pas te çështja e Çamërisë.

Çamëria si çështje është vijim i shqiptarizmit, i cli tani është shumë i fortë.

Sepse kjo, në fakt, është kërkesë e domosdoshme historike.

Greqia po shkon në krizë ekonomike, kurse të dyja Shqipëritë kanë hyrë një një raport të ri historik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Edhe Shqipëria edhe Kosova janë në një aleancë të përbashkët me Shtetet e Bashkuara dhe brenda kësaj aleance, po spikat e fortë kërkesa e Amerikës për të krijuara një politikë të re në Ballkani Perëndimor duke futur në këta dyshe edhe një faktor tjetër të fuqishëm për shqiptarizmin: 1.2 milionë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që po presin reformën e tyre kombëtare.

III.

Po qeveria aktuale në Tiranë?

Deri tani nuk kemi parë asgjë prej saj. Por kryeministri Rama duhet ta dijë se në këta 100 vjetët e fundit kryeministrat e Shqipërisë kanë qenë nën influencën e Beogradit dhe Athinës, duke dëmtuar interesin kombëtar shqiptar.

Në Ballkan sot janë tre shtete Greqia, Serbia dhe Mali i Zi që janë formuar në territore shqiptare, dhe i kanë keqtrajtuar shqiotarët deri në akte kriminale kundër tyre.

Gjithsesi të tri këto shtete duhet ta kenë të qartë që historia moderne e Shqipërisë do të rikthehet tek Arbëria territoriale ku banojnë ende shqiptarët. Dhe jo vetëm kaq, por të tre shtetetet dëmprurës historikë të shqiptarëve do t’i paguajnë të gjitha dëmet materiale, por edhe makabritetin antinjerëzor të vrasjes masive të shqiptarëve.

Dhe mos mendoni që kjo është një shumë e vogël, sepse ajo i kalon të 300 miliardë dollarët.

She shqiptarët sigurisht që këtë të drejtë historike të pësuar me genocid antinjerëzor do

të presin ta fitojnë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleat shumë të ngushtë që e kanë.

Por, sigurisht që Shqipëria edhe të ardhurat e madhe që do të marrë si dëmshpërblim, sigurisht që do t’i vendosë në zhvillim të kombit shqiptar me ndihmën teknike dhe ideore që do t’i japë Amerika.

Se kjo do të jetë një ndërmarrje e madhe për investimiin e miliardave që duhet të përfitojë Shqipëria dhe Kosova nga të tre shtetet keqbërës kundër shqiptarëve.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *