Shkurt dhe leht, Ja si ta lësh duhanin?

Lënia e duhanit është e mirë për shëndetin. Por si bëhet? Ja disa nga metodat më të mira.

Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t’ju tregojë se sa e vështirë është. Ka gjithmonë tundimin për të pirë një cigare me një mik me një gotë birrë ose kafe, ose për t’i shpëtuar punës për një “tymosje” të shpejtë.

Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha.

Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj: Rreth 14% e vdekjeve në mbarë botën i atribuohen sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2019.

“Pirja e duhanit është një barrë e madhe globale shëndetësore. Do të ketë një miliardë vdekje në mbarë botën në këtë shekull nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit nëse nuk i ulim normat e pirjes së duhanit,” thotë Hazel Cheeseman, zëvendës-shefi ekzekutiv i Action on Smoking and Health (ASH), me qendër në Britaninë e Madhe.

Pse të bëjnë të varur cigaret?

Kur tymos një cigare, duhani që digjet çliron nikotinën, e cila hyn në gjak nëpërmjet mushkërive. Nikotina çohet në tru, ku aktivizon të ashtuquajturit receptorë nikotinikë të acetilkolinës. Aktivizimi i këtyre receptorëve shkakton çlirimin në tru të neurotransmetuesve, siç është dopamina.

Çlirimi i dopaminës nuk shkakton domosdoshmërisht varësi. Por kur vepron në një pjesë specifike të trurit — ku qëndron i ashtuquajturi sistemi ynë i shpërblimit — mund të shkaktojë varësi.

Dhe kështu funksionon varësia: Kur nikotina shkakton çlirimin e dopaminës në sistemin e shpërblimit, të krijohet një ndjenjë shpërblyese, si një mini stimulim. Çdo cigare që tymos e përforcon këtë ndjenjë, duke të bërë të dëshirosh cigare dhe si rrjedhojë bëhesh i varur prej tyre.

Pra, kur duam të ndalojmë pirjen e duhanit, duhet të thyejmë këtë lidhje mes cigareve dhe ndjenjës së shpërblimit. Është e vështirë. Nevojitet çdo ndihmë që mund të marrësh për ta bërë atë të funksionojë për një kohë të gjatë. Por është e mundur.

Ndërhyrjet për të ndaluar pirjen e duhanit

Ka dy metoda kryesore për të thyer lidhjen psikologjike me cigaret: vullneti dhe vetëdisiplina. Mund të përdorësh edhe një terapi për të përmbushur dëshirat e nikotinës, por pa problemet shëndetësore që lidhen me pirjen aktive të duhanit.

Ka tre lloje terapish.

Së pari, ka terapi zëvendësuese të nikotinës, të tilla si nikotina-leukoplast, çamçakëza ose inhalatorë që çlirojnë ngadalë nikotinën, duke ndaluar dëshirën për të pirë duhan. Nikotina në vetvete nuk është e dëmshme, i dëmshëm është tymi që thith nga cigaret.

Ka edhe medikamente, si vareniklina dhe bupropioni.

Vareniklina nxit çlirimin e dopaminës në shtegun e shpërblimit, duke imituar shpërblimin e pirjes së duhanit dhe duke hequr disa nga simptomat e abstinencës së nikotinës.

Bupropioni vepron në mënyrë të ngjashme, por nëpërmjet një sistemi të ndryshëm neurotransmetues, i njohur si GABA, i cili frenon aktivitetin e trurit.

“Megjithëse ilaçet janë një trajtim më i shtrenjtë, ato janë jashtëzakonisht të efektshme kur shikon ndikimin e pirjes së duhanit në shëndet dhe në sistemet shëndetësore,” thotë Cheeseman.

Cigaret elektronike – të mira apo të dëmshme?

Cigaret elektronike kanë një reputacion të çuditshëm kur bëhet fjalë për të hequr dorë nga duhani. “Ka prova të mira se cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të ndaloni pirjen e duhanit. Por ato nuk janë një produkt mjekësor i licensuar, kështu që nuk trajtohen si ilaçe,” tha Cheeseman. Por cigaret elektronike mund të krijojnë varësi të reja ose të jenë një portë për pirjen e duhanit. Ka shumë prova që dëshmojnë se adoleshentët që përdorin cigare elektronike kanë gjasa më të mëdha që dikur të nisin duhanin.

Provo çdo gjë për të lënë duhanin, të gjitha njëherësh

Konsensusi shkencor thotë se më së miri është kombinimi i të gjitha metodave njëkohësisht. Këtë e ka vërtetuar një analizë e vitit 2020 me më shumë se 700 studime klinike.

Secili ka rrugën e vet për të lënë duhanit, njëri e bën me terapi, tjetri pa ndihmë. Dikujt tjetër mund t’i duhet pak kohë për të gjetur rrugën e duhur, por kryesorja është: A dëshiron ta lësh duhanin?

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *