Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të!) e pyesin:
“Cili është njeriu më fisnik?”
Ai u përgjigj: “Ai që është më i devotshëm ndaj Allahut.”
Ata që po e pyesnin i thanë: “Nuk po të pyesim për këtë.”
Ai iu përgjigj: “Njeriu më fisnik është Jusufi,pejgamberi i Allahut, biri i pejgamberit të Allahut, biri i pejgamberit të Allahut biri i
të dashurit të Allahut.”
Ata i këmbëngulën: “Nuk po të pyesim as për këtë.”
Ai u tha:“A mos po më pyesni për prejardhjet arabe? Njerëzit janë kategori të ndryshme: Të zgjedhurit mes tyre në kohën e injorancës janë të zgjedhur dhe të mirë edhe në Islam, nëse e mësojnë fenë.”
[Silsiletu Sahiha: (3996)].