Shejh AbdulAziz ibën Baz (Allahu e mëshiroftë!): Kush falet duke pasur në trupin e tij ose në rroben e tij papastërti dhe nuk e mëson (kupton) këtë vetëm se pas mbarimit të namazit, namazi i tij është i saktë sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.
Po ashtu nëse ai e ka ditur më parë (para fillimit të namazit) e më pas e ka harruar në kohën e (fillimit të) namazit dhe nuk kujtohet për këtë vetëm se pas namazit, namazi i tij është i saktë. Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: “O Zoti ynë, mos na merr në përgjegjësi (mos na dëno) nëse harrojmë apo gabojmë.” Bekare, 286.
Allahu tha: “E bëra.”
Siç saktësohet kjo në hadithin që transmetohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Mexhmu fetaua ue mekalat vëll. 10