Nga shërbimi i detajuar e deri tek dhurata e orës prej ari – rrëfimi i Sanije Berishës, shërbyeses së Titos gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ishte vitit 1979 kur rrugët e Prishtinës ishin mbushur me flamuj kombëtar dhe ku muzika e vallëzimi jehonte gjithandej. Qytetarë të shumtë të veshur me veshje kombëtare, i prinin valles rrugëve të kryeqytetit. E gjitha kjo ishte bërë në nder të ardhjes së ish-diktatorit jugosllav, Josip Broz Tito.Parulla me mbishkrimin “Mirë se na erdhe i dashur shok Tito”, shihej në momenti kur ai kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës.
Ai u prit me tapet të kuq dhe shumë përqafime. Por ku u akomodua Tito dhe kush e shërbeu atë – media ka realizuar një storie me shërbyesen e tij në atë kohë, Sanije Berishën.
Ajo kishte qenë vetëm 27 vjeçare kur kishte filluar punën si shërbyese në Hotelin Grand, në Prishtinë aty ku Tito u vendos. Në vitin 1978, ajo kishte lënë arsimin për të punuar në këtë hotel, më parë ajo kishte punuar si mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike. Mirëpo, rrethanat e kishin obliguar që të fillonte një punë krejt tjetër.
Historia e saj është interesante. Si arriti ajo që në mesin e 20 personave të përzgjidhej si shërbyese e ish-diktatorit jugosllav.