A E DINI CILAT ISHIN FJALËT E MELEKUT TË VD’EKJES KUR E MERR SHPIRTIN
Transmetohet nga Ebu Abdullah Muhamed ibn Jusuf ibn Bishr el Hervi nga Amr ibn Shemr, kurse ky nga Xhafer ibn Muhamed, dhe ky nga babai i tij, i cili ka thënë:“E kam dëgjuar el-Harith ibn Hazrexh el–Ensarij duke ka thënë:“Më ka treguar babai im se e ka dëgjuar Pejgamberin (savs) duke thënë: Më ka thënë Meleku i vdek’jes (a.s.):– O Muhamed, dije se kur unë ia marrë shpirtin birit të Ademit, kur papritmas në shtëpi dëgjohen klithma dhe vajtime, unë ndalem, dhe me mua është shpirti të cilin e kam marrë. Pastaj pyes: Pse po vaj’tojnë?
Pasha Allahun, ne nuk i kemi bërë asnjë dhunë, as nuk i kemi ardhur para afatit të caktuar, e as nuk e kemi përshpejtuar kaderin (caktimin) e tij, as nuk kemi ndonjë faj në lidhje me marrjen e shpirtit tij.Prandaj, nëse ata janë të kënaqur dhe nëse bëjnë durim me caktimin e Allahut, do të shpërblehen, ndërsa nëse ankohen (tej mase) dhe janë të pakënaqur, atëherë ata bëjnë mëkat. Ju nuk mund të mos na lejoni neve, dhe ju do të ktheheni te Ne.Andaj ruajuni kthimit!! Bëhuni të kujdesshëm!
Pasha Allahun, o Muhamed, nuk ka asnjë banor në shkretëtirë, në tokë, në luginë, në kodër, a në det, … e që unë, çdo natë dhe çdo ditë, që të mos e regjistroj renditjen e tij në listë nga 5 herë! (mendohet në renditjen e vd’ekjes) Kështu që unë di edhe për të rinjtë edhe për të vjetrit e tyre më shumë se vet ata!Pasha Allahun, nëse do të doja ta marr shpirtin e dikujt jashtë afatit të caktuar, unë nuk mund ta bëj këtë derisa Allahu nuk më urdhëron marrjen e tij!