Ndërsa rriteni mund të filloni të vini re disa fije të bardha që mbijnë aty-këtu.
Edhe pse këputja e tyre mund ta zgjidhë problemin përkohësisht, a mundet që ky veprim të dëmtojë skalpin tuaj dhe më keq akmoa që aty të rriten edhe më shumë fije të tilla? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.
Përse flokët thinjen?
Kjo ndodh kur gjëndrat e flokëve pësojnë një rënie të qelizave që prodhojnë melaninë. Këto janë qelizat që i japin flokëve dhe lëkurës pigmentin e saj.
Shfaqja e thinjave është një pjesë krejtësisht normale e plakjes, megjithatë mosha kur ato fillojnë të shfaqen varet kryesisht nga gjenetika.
Megjithatë, ju mund të mos jeni të lumtur për këtë. Pra, cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë nëse thjesht i shkulni këto fije të argjenda?
Çfarë ndodh kur këpusni fijet e argjenda?
Do të rriten përsëri me të njëjtën ngjyrë
Shkëputja e një floku të thinjur do ta largojë atë përkohësisht, por fija do të rritet përsëri në po atë ngjyrë.
“Kur një gjëndër specifike e flokëve humbet qelizat që prodhojnë pigment, ai folikul i flokëve do të rigjenerojë vetëm fije gri”, shpjegojnë ekspertët.
Sa i përket besimit të vjetër se shkulja e fijeve gri do të bëjë që të rriten edhe më shumë fije të tilla, duhet thënë se është thjesht një mit. Kjo pasi çdo folikul ka gjenetikën e vet.
Po rrezikoni të infektoheni
Shkëputja e tyre nuk është një ide e mirë, veçanërisht nëse kthehet në një zakon. Shkulja e përsëritur e qimeve mund të dëmtojë folikulën, gjë që mund të çojë në një infeksion.
Me kalimin e kohës, kjo madje mund ta dëmtojë aq shumë gjëndrën e flokëve deri në pikën sa fija e flokut të ndalojë së rrituri dhe ju mund të përfundoni me një zonë pa flokë.