Gurbetqarja kthehet në vendlindje pas 23 vitesh, Nuk do e besoni çfarë thotë…
Lolita Poda si shumë shqiptarë ka jetuar edhe ajo emigrimin. Por në kohën kur të shumtë janë ata që duan të largohen vendi, kjo zonjë është rikthyer për mos t’u larguar me nga Shqipëria.
Pas 24 vitesh jetese në Zvicër ajo dhe bashkëshorti i saj gjerman Rene, të mahnitur nga bukuritë e Sarandës vendosen të linin jetën dhe punët e tyre në vendin më të lakmuar të Evropës për tu vendosur përfundimisht në Shqipëri.
Ka disa arsye që ndoshta për shumëkënd nuk qendrojnë, por Lolita thotë se ku do që të shkosh, toka jote ka tjetër peshë. Jorkiewitz e shikon e mbushur me shpresë ardhmen e vendit teksa rendit arsyet e kthimit në Sarandë.
“Unë kthehesha në atdhe, por edhe për tim shoq shtetas gjerman nuk ishte e vështirë”,- thotë ajo.
Pyetjes se ku e shihni të ardhmen tuaj në moshë më të madhe, në Zvicër, Gjermani apo Sarandë, Lolita i përgjigjet pa u menduar: Në Sarandë. Saranda ofron gjithcka, detin, ushqimin e mirë dhe njerëzit e mrekullueshëm.
Historia e shqiptarës Lolita Poda Jorkiewitz është e pazakontë për të gjithë ata që dëgjojnë rrugëtimin e saj të jetës. Ka emigruar në vitin 1991 në Zvicër ku studioi Letërsi dhe Lingustikë gjermane më pas punoi si pedagoge e Gjuhës Gjermane në Universitetin e Cyrihut dhe Freiburgut në Zvicër. Për shume vite ajo ka qenë këshilltare për Çështjet e Evropës Juglindore, pranë departamentit të Drejtësisë.
Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Zvicër ku bëri realitet ëndrrën e saj duke themeluar Katedrën e Parë të Gjuhës Shqipe në Universitetin prestigjoz të Freiburgut. Merita iu njoh në 2017 nga Kryeminsitri Edi Rama në kuadrin e Samitit mbi Diasporën ku i akordoi titullin “ Ambasadore e Kombit”.
“Pas ikjes sime nga Shqipëria në vitin 1991, ëndrra ime ishte të hapja Katedrën e Gjuhës Shqipe në Zvicër pasi nuk ekzistonte mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në asnjë katedër në Zvicër.
Pas përpjekjeve të shumta me rektoratin, me dekanatin u bë e mundur dhënia e Gjuhës Shqipe në Zvicër. Kam mbajtur edhe konferenca. Rama ka dëgjuar për punën time në Zvicër prandaj ma akordoi itullin ambasdore”,- shprehet ajo.
Sot çifti Jorkiewitz ka ngritur disa biznese, ndër to një Agjenci Imobilare pas kërkesave të shumta të miqve të tyre gjermanë, të cilët kërkonin për të blerë prona në Sarandë, të joshur nga bukuritë e qytetit.
“Burri im ka hapur një bar modest, vijnë të huajt. Unë vetë kam punuar në Universitetin e Sarandës, kam hapur edhe një shkollë gjermane dhe agjenci imobiliare.
Shumë miqtë tanë na kanë kërkuar të blejnë prona për tu zhvendosur në Sarandë. Ka shumë kërkesa nga gjermanët”,- thotë ajo.
Padyshim që historia e shqiptares është frymëzuese për ata që duan të mos largohen nga Shqipëria dhe të ndertojnë aty jetën e tyre