A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra me këshillat e Allahut

“Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
” Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizun premtimin duke dhënë jetën dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfar ndryshimi.

(Sureja Ahzab ajeti 23).
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dy rekatë namaz të falura në mesin e natës, janë shlyerje të gjynaheve.”
(Kenzu’l Ummal )

Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
Pa u bërë modestë nuk bëheni dot të devotshëm (nga ata që i largohen të dyshimtave).”
(Taberani, el-Mu’xhemu’l-Kebir).

Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Asnjë baba (dhe nënë) nuk i ka dhënë fëmijës diçka më me vlerë se morali i mirë.”
(Hakimi, el-Mustedrek)

Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
Një djalë i ri bujar e me moral të mirë: tek All-llahu xh,sh është më i mirë se një i moshuar koprrac e me moral të keq. ”
(Fejzu’l Kadir)
Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
” Kur të shikosh këto tre cilësi tek vëllai i jot (nga feja), shpreso të prfitosh prej tij: Ndrojë, besnikëri dhe drejtësi.
Nëse nuk i shikon kto tre cilësi, mos prit të përfitosh prej tij. ”
(Fejzu’l Kadir ).

””Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
” Ata janë të bindur se do takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
(Bekare, 2/46)
“Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
” Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, që edhe ju të mëshiroheni.”
{Sureja Ali Imran 132}.
“Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
” O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenjë…
(Tahrim, 66/8)
NDËRTIMI I QABES NGA ADEMI ALEJHIS-SELAM
Al-llahu Teala i tha Ademit alejhis-selam;
”Në drejtim poshtë me arshin tim, është një vend i imi i shenjtë.
Ndërto atje një shtëpi për mua.
Ashtu si i ke parë melekët të bëjnë tavaf {ti bien rrotull} arshin tim ashtu bëj edhe ti tavaf rreth saj dhe më përmend mua.
Në atë vend do tu pranoj duatë tuaja dhe të bijve të tu të cilët do të jenë të bindur ndaj meje.
”Kështu e urdhëroi të shkonte në Mekë.
Një melek i dërguar nga All-llahu Teala u bë udhërrëfyes dhe e dërgoi atë në Mekë.
Më në fund arritën në Mekë dhe u vendosën aty.
Xhebraili alejhis-selam futi krahun e tij në tokë deri në nivelin e dheut të qëndrueshëm dhe të fortë dhe kështu hapi themelin e Qabes.
Melekët sollën shkëmbinj të rëndë që nuk mund ti ngrinin dot as tridhjetë njerëz dhe i vendosën në themele.
Pastaj Ademi alejhi-selam e mbushi pjesën e themelit deri në sipërfaqen e tokës me gurë të sjellë nga shpella e Hira’së.
Pasi përfundoi ndërtimi i qabes, Xhebraili alejhi-selam e mori Ademin alejhis-selam dhe e çoi në Arafat,ku i mësoi të gjitha rregullat e Haxhit.
Ademi alejhis-selam po kërkonte Hz.Havanë, edhe Hz,Havaja ishte duke kërkuar Ademin alejhi-selam.
Më në fund u takuan në Arafat, aty e panë dhe e njohën njëri tjetrin.
Xhebraili alejhi-selam e çoi Ademin alejhis-selam në Mekë.
Ademi alejhis-selam bëri shtatë herë tavaf rreth Qabes. Duke bërë tavaf Qaben u takua me melekët.
Melekët e uruan për Haxhin dhe i thanë;
”Në këtë shtëpi ne kemi bërë tavaf dy mijë vjet përpara teje.
”Hazreti Ademi i pyeti; ”Çfarë thoshit ju gjatë tavafit?” Ata u përgjigjën;
”Subhanall-llahi velhamdulil-lahi vela ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber.
”Hazreti Ademi i shtoi kësaj edhe fjalinë;
”Vela havle vela kuv-ete il-la bil-lah”
Pasi përfundoi haxhin Hazreti Ademi tha;
”O All-llahu im! A ka një shpërblim për të gjithë ata që bëjnë ibadete?
” All-llahu Teala i tha;”O Adem edhe ti ke shpërblim dhe të kam falur.
”Duaja e Hazreti Ademit u pranua në ditën e Xhuma.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *