Autoritetet egjiptiane kapën peshkaqenin që vrau një turist rus ditë më parë, për qëllime studimi.
Në barkun e peshkaqenit tigër u gjetën vetëm koka, pjesa e sipërme e trupit dhe krahët e viktimës 23-vjeçar, i quajtur Vladimir, raportoi mediumi Blick.
Pas sulm, peshkaqeni nuk iku nga “vendngjarja”, por qëndroi pranë bregut, duke ua mundësuar ekipeve me rrjeta ta kapnin atë. Pamjet e publikuara ishin tmerruese, derisa dëshmitarët treguan çka panë.
“Kur arrita te njeriu, uji ishte plot gjak. Pashë që s’kishte krahë dhe pastaj pashë peshkaqenin. E kuptova menjëherë se ai nuk mund të shpëtohej”, deklaroi Mohamed H, që ishte i pari person që u nis drejt ujit me qëllim që ta ndihmonte viktimën 23-vjeçar.
Prindi i Vladimirit, tha se gjithçka ndodhi shpejt.
“Gjithçka ndodhi shpejt, fjalë për fjalë gjithsej 20 sekonda”, tha ai, teksa rrëfeu se i kishte blerë të birit një apartament në Egjipt për të mos shkuar në luft ë në Ukrainë.
Studiuesit besuan në fillim se peshkaqeni kishte shqyer një grua shtatzënë pasi barku i ujorit ishte rritur shumë.