A është e vërtetë se njeriu para se të vdes e ndien se i afrohet vdekja ?
Pyetje: A është e vërtetë se njeriu para se të vdes e ndien se i afrohet vde’kja?Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i TIj qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:Ajo që disa njerëz ndiejnë se ju afrohet vdekja, në përgjithësi nuk mohohet, sidomos kur ka shenja për një gjë të tillë edhe pse asnjëri nuk mund ta dijë saktësisht se kur do të vd’es apo ku do të vdes.
Kjo ndjenjë nuk rezulton me ndonjë gjë, nuk flet për vlerën e atij që ndien këtë apo pozitën e tij tek Allahu.
Allahu e di më së miri se si i ndodh kjo robit të Tij, mirëpo ne prerazi pohojmë atë që e thamë më lartë se vetëm Allahu e di ku dhe kur do vd’es njeriu, Ai thotë: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri” (Lukman:34)
Përktheu: Agim Bekiri