Kush e punon hajrin nuk i asgjëson shpërblimet
Ligji midis All-llahut dhe njerëzve nuk ndërpritet
All-llahu i krijoi robët e Tij qe ta përmendin e i furnizoi krijesat qe ta falënderojnë, e te shumtit janë ata qe e adhuruan tjetërkënd, shumëkush i falënderoi tjerët përveç Tij, ngase vesi i mohimit, përgënjeshtrimit, zbrazjes është mosmirënjohës ndaj begative ështëdominues ne shpirta andaj mos u trondit kur t’i vëresh te këtillët se po e mohojnë bukurinë tende, po ta djegin bamirësinë dhe po e harrojnë altruizmin tënd, madje ndoshta edhe te shpallin armiqësinë e te gjuajnë me katapultën e smirës latente, jo për diçka, por vetëm se ti i ke bere mire atyre: “e nuk u hakmerren, përveç ngase ata i begatoi All-llahu dhe i Dërguari i Tij nga mirësia e Tij”(Kur’an).
Lexoje regjistrin e dëshmuar te botes, e ne kaptinat e saja do te gjesh tregimin e një babai qe e rriti te birin e tij, e ushqeu, e veshi, i dha te pije, e edukoi dhe e arsimoi, mbeti i zgjuar qe ai te flejë, u urit qe ai te ngopet, u lodh qe ai te pushoje, e pasi qe u zhvillua ky bir e iu forcua krahu, për prindin e tij u be sikurse qeni i tërbuar duke nënçmuar, përbuzur e mos përfillur me urrejtje e vrazhdësi, duke bërtitur, u be dënim i kobshëm.
Andaj, le te përgatiten ata te cilëve iu dogjën fletët e bukurisë se tyre prej përmbysësve te natyrshmërie, prej shkelësve te dëshirave dhe letë jene te uruar me zëvendësimin e dekoratave te Ai, depotë e te Cilit nuk harxhohen. Ky fjalim i nxehte nuk te thërret ty qe ta braktisesh te bukuren, te mos i besh mire tjerëve, por ajo te bën qe ti te adaptohesh ne pritjen e mosmirënjohjes e te përbuzjes se kësaj bukurie e bamirësie, andaj mos u dëshpëro me atë qe ata e veprojnë.
Bere te mirën, për hire te Fytyrës se All-llahut, ngase ti do te fitosh ne çdo rast e pastaj nuk te bën dem përbuzja e mosmirënjohëseve te saj, e as mospranimi i atij qe e mohon atë, falënderoje All-llahun qe ti je bamirës e ai është keqbërës, e dora qe jep është me e mire se dora qe merr: “Vërtet, ne ju ushqejmë juve për hire te Fytyrës se All-llahut, nuk dëshirojmë nga ju shpërblim e as falënderime”(Kur’an).
Shume te mençur kane mbetur te shtangur e te habitur para natyrës se mosmirënjohjes e mohimit te njerëzimi, sikur ata te mos e kenë dëgjuar shpalljen madhështore duke e kritikuar arrogancën, mendjemadhësinë dhe rebelimin e kësaj klase: “Kaloi sikur te mos na jete lutur fare për telashen qe e goditi (e Ne ia larguam atë)”(Kur’an). Mos u befaso kur ndonjë budallai t’ia dhurosh ndonjë laps e pastaj ai me te shkruan satira për ty, apo ndonjë te pagdhenduri t’ia dhurosh ndonjë shkop qe te mbështetet ne te dhe t’i ruaj delet me te e ai ta thyen kokën me te. E tera kjo është esenca e kësaj race te balsamosur ne qefinin e mosmirënjohjes ndaj Krijuesit te Lartësuar, e si do te jete raporti i kësaj race me mua dhe ty?!
Ia mësoj gjuajtjen për çdo dite
e pasi qe iu forcua krahu me gjuajti mua
Aid el Karni