“Me shami u ndjeva si një flutur!
E dini ju që unë asnjëherë nuk jam ndier më e plotë se atë ditë kur vendosa një shami të bukur mbi kokën time?! Shpirti im u ngrit në qiellin e kaltërt dhe thashë me vete: O Allah ma mundëso që ta kem dhe unë një ditë të vendosur këtë petk zbukurues, që edhe unë të bëhem ajo vajza që zbaton urdhërin Tënd!
LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN ME POSHTE
Kur m’u kërkua që t’i mbyllja sytë, mezi prisja që t’i hapja e ta shihja “të vërtetën”. Pas asaj që pashë rrahjet e zemrës sime filluan që të rrahnin aq fortë saqë zemra më dëneste.
LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN ME POSHTE
Një emocion i papërshkruar, një gëzim që të bënë të qashë por edhe të lumturohesh, një fytyrë e bukur me shami që do të doja çdo vajzë ta shihte veten e saj, në atë kontekst që sytë e mi panë në ftytrën time.
Jam duke u ndjer shumë më e dobët tani. E dini pse?!
Sepse zemra ime nuk është më rehat, nuk është më në qetësinë që ishte.
Po, ajo ditë ma ndryshoi çdo ditë tjetër pas saj.
Thashë me vete, nuk është kjo rruga e drejtë që unë po vazhdojë ta jetojë, kjo jetë nuk është e përhershme. E mbylla kaptullin e jetës time që po e jetoja në të kaluarën, dhe fillova që të fal namaz. ‘Allah më fal mua’, – them çdo ditë.
Ishte ditë e ftohtë por, mbulesa më rrezatoi aq fort saqë mendova që ishte pika e verës.
I thashë shoqes sime: ‘E shikon se sa më bukur që dukemi?’
Ajo me një ëmbësi më tha: ‘Po çka ka më të bukur se një vajzë me shami?!’
Dhe një gjë të fundit, mos mendoni se nëse vendosni të mbuloheni ju do të jeni gjithmonë të ulura apo të linçuara. Jo, përkundrazi ti ecë me kokën lart, përderisa Allahu të jetë i kënaqur me ty!
Allahu i Lartësuar e ka bërë mbulesën simbol të ndershmërisë dhe modestisë së femrës. Ai I Lartësuari thotë: “O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush.” (El Ahzab, 59)” / B. Rexhepi