Dita e xhumasë është ajo ditë për të cilën Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej udhëzimit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ishte madhërimi i kësaj dite, fisnikërimi i saj, dhe dallimi i saj me adhurime në krahasim me ditët tjera”.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshroftë, numëroi më shumë se tridhjetë veçori dhe vlera për këtë ditë të madhe dhe prej tyre do t’i cekim disa më kryesore.
1- Dita e xhumasë është ditë feste që përsëritet. Në këtë ditë nd alohet agjërimi ndarazi prej ditëve tjera, kështu që me këtë kundë rshtohen kr ishterët dhe j ehuditë, dhe i jepet mu ndësi muslimanit që të f orcohet për disa adh urime të posaçme të kësaj dite si, namazi, lutjet, e tjerë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë:
“Me të v ërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë ag jërimi, përveçse nëse ia ba shkëngjitni një ditë para ose pas.”
2- Dita e xhumasë është dita e “t epricës”, dita kur i shfaqet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.” Kaf 35.Enes ibën Malik, radijallahu anhu, thotë: “I paraqitet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet çdo xhuma.”
3- Dita e xhumasë është prej ditëve më të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Dita më e mirë që ka l indur dielli është dita e xhumasë”.
4- Në këtë ditë ka një orë në të cilën pr anohet duaja. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut azze ue xhel diç, Allahu ia jep atë”.
5- Në këtë ditë pëlqehet veprimi i veprave të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili i vepron këto pesë vepra brenda dite, Allahu azze ue xhel e shënon prej banorëve të xhenetit: Viziton të së murin, prezanton në xhenaze, agjëron këtë ditë, shkon në xhami për faljen e namazit të xhumasë, dhe liron një r ob.” Sqarim: Agjërimi që ceket në këtë hadith është agjërimi i cili bie në këtë ditë pa qëllim veçimi të kësaj dite, siç e ceka më lartë.
6- Kjo ditë është dita kur do të nd odhë Kiameti. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “S’do të nd odhë Kiameti përveçse në ditën e xhuma.”
7- Kjo ditë është dita kur falen mëkatet. Transmeton Selman el Farisij, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Një njeri që p astrohet në ditën e xhuma, e pa stron veten e tij me sa të mundet, i lyen fl okët me vaj ose parf umohet nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shk akton nd arje mes njerëzve (që janë ulur), falet ashtu siç e ka urdh ëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me v ëmendje atë që thotë imami, do t`i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja deri në xhumanë tjetër.”
8- Ai i cili shkon për ta falur namazin e xhumasë duke ecur në k ëmbë, ka shp ërblim të madh. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush p astrohet ditën e xhuma dhe r regullohet sa më mirë që është e mundshme, dhe shpejton sa më herët që është e mundshme, e shkon në k ëmbë e jo duke kalëruar, pastaj i afrohet imamit, e përcjell hutben me vëmendje pa kurrfarë lëvizje të pal ejueshme (më gjy mtyrë ose me gojë) do të ketë shp ërblim sikur të ketë agjëruar dhe të jetë falur tërë vitin.”
9- Xhumaja deri në xhumanë tjetër është shkak për faljen e mëkateve mes tyre, dhe për tri ditë të tjera shtesë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili p astron trupin ditën e xhuma, pastaj niset për ta falur namazin, i falë ato që është i detyruar t’i falë, e dëgjon hutben me v ëmendje, pastaj falet me imamin, Allahu azze ue xhel ia falë m ëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër, dhe për tri ditë të tjera shtesë.“ M ëkatet e përmendura në këtë hadith janë mëkate të vogla, ashtu siç ka transmetuar Ibën Maxhe nga Ebu Hurejra fjalët e mëposhtme: “Për ata që nuk kanë bërë mëk ate të mëdha”.
10- Vd e kja e një muslimani ditën apo natën e xhumasë, është prej shenjave të përf undimit të mirë.Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili vd es ditën apo natën e xhumasë, i sh manget spr ovës së v arrit.”
11- Dhënia e l ëmoshës në këtë ditë është më e mirë se në ditët tjera. Ibën Kajimi, Allahu e m ëshiroftë, thotë:“L ëmosha e kësaj dite krahas ditëve tjera javore, është si l ëmosha e muajit Ramazan krahas muajve tjerë.” Pastaj tha: “E shihja ibën Tejmijën, Allahu e m ëshiroftë, se kur dilte prej sht ëpie për ta falur namazin e xhumasë, me rrte me vete bukë apo çka gjente në shtëpi dhe e jepte si lë moshë fsh ehurazi.”
Këto ishin disa prej veçorive të kësaj dite të madhe, dhe po të kishte kjo ditë vetëm një nga veçoritë që i cekëm, do të ishte e mjaftueshme për muslimanin në r ast se e praktikonte dhe ku jdesej për të. përgatiti: Irfan JAHIU