Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Në Xhenet janë tetë dyer, dhe në të është një derë e cila quhet Rajjan, e nuk hyn nga ajo derë askush përveç agjëruesve”. (Buhariu dhe Muslimi).
Dhe ka thënë: “Xheneti i ka tetë dyer, ndërsa Xhehenemi i ka shtatë dyer”. (Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 1812). Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka thënë:
“Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga dera Rajjan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga dera e sadakasë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kështuqë në këtë hadith janë përmendur katër prej dyerve të Xhenetit, dhe ato janë: Dera e namazit, Dera e xh ihadit, Dera Rajjan (e agjërimit) dhe Dera e sadakasë.
Dera e pestë është Dera El-Ejmen, dhe nga ajo do të hyjnë ata që i janë mbështetur Allahut për çdo gjë. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) në fu nd të hadithit të gjatë të ndërmjetësimit: “Do të thuhet: O Muhamed, futi në Xhenet prej umetit tënd ata për të cilët nuk ka llogari, nga dera El-Ejmen prej dyerve të Xhenetit”. (Buhariu dhe Muslimi).
Dera e gjashtë është Dera El-Valid (e respektimit të prindërve). Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “El-Valid është dera e mesme, prej dyerve të Xhenetit”. (Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi etj. Dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 2/618).
Dhe dera e shtatë është Dera La haule ve la kuvete il-la bil-lah (për ata të cilët e thonë shumë këtë fjalë). Thotë Kajs ibn Sead ibn Ubadeh, se Muhamedi (salallahualejhiveselem): “A don të tregoj për një derë prej dyerve të Xhenetit? Thash: Po, gjithsesi. Tha: La haule ve la kuvete il-la bil-lah”. (Tirmidhiu, Hakimi, Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahihah 1746).
Ndërsa dera e tetë, mund të jetë Dera e haxhit, sikur që ka thënë Ibn Haxheri, edhepse kjo derë nuk është përmendur në ndonjë prej haditheve të vërteta. Apo ka mundësi të jetë Dera e p endimit, sikur që ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Xheneti i ka tetë dyer, shtatë të mb yllura, dhe një të hapur për p endim, deri të l indë dielli kah perendimi”.
(Hakimi, Taberani, dhe këtë hadith disa e kanë bërë të mirë, e disa të d obët – Daiful Xhami’ 4745). Ndërsa dera e cilat quhet Ed-Duha (për ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht), hadithet për këtë janë shumë të do bëta, ose të shp ifura. Sikur që ka ardhur se: “Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha.
LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN ME POSHTE