Populli Themud – i emërtuar ndryshe si Adi i mbramë – jetonte në Hixhër[1] dhe në zonat përreth. Ata zotëronin bagëti të shumta dhe njiheshin për bujqësi.
Mirësitë e Zotit u vinin pandërprerë, derisa luginat i përdorinin për të ndërtuar kështjella të zbukuruara, ndërsa malet i gdhendnin me preçizitet dhe i kthenin në shtëpi banimi.
Të gjitha këto mirësi ata i refuzuan dhe i mohuan (të jenë nga Allahu), adhuruan të tjerë në vend të Tij.
Për këtë arsye Allahu dërgoi vëllaun e tyre Salihun, i cili rridhte prej atij fisi dhe e njihnin shumë mirë prejardhjen dhe trungun e tij familjar. I dinin vlerat e tij, përsosmërinë e mo ralit, sinq eritetin dhe mbajtjen e amanetin .
Salihu (alejhi selam) i ftoi për tek Allahu, i ftoi që fenë t’ia kushtonin vetëm Atij dhe të br aktisnin ata idhuj që i adhuronin në vend të Allahut. Ai u kujtoi mirësitë e vazhdueshme dhe breznitë e popujve që kishin jetuar aty pranë, por shumë pak e nd oqën.
Në momentin kur i këshilloi, u dha fakte dhe prova që pohojnë obl igueshmërinë e njësimit të Allahut (në adhurim), kjo i bëri të ndiheshin k eq, madje u la rguan dhe treguan mendje madhësi duke thënë: “O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). [Hud 62].
D.m.th, ne prisnim se do të ishe më i miri në mesin tonë, për shk ak se tek ti buronin mo ralet e plota dhe sjelljet më të mira.[2]
Ata i pohuan cilësitë e Salihut para se ai të ftonte në atë që do ftonte, dhe nuk patën ndonjë arsye tjetër ta shihin me syrin e përçm imit veç faktit se ai i ftoi të adhuronin Krijuesin në vend që të adhuronin krijesat dhe të gëzonin lumturinë e amsh ueshme. “Faji” i tij ishte se kund ërshtoi baballarët e tyre hu mbur ndërkohë që pasardhësit ishin edhe më të humbur se ata!
Më pas ai u solli një provë madhështore, një argument mahnitës dhe një mirësi e cila do të vlente për të gjithë fisin Themud. Ai u tha: “Kjo është deveja e Allahut.” E cila nuk n gjan me asnjë deve tjetër në qënien, vlerën dhe dobitë e saj. “Shenjë e qartë për ju.” Që pohon siqeritetin tim dhe mëshirën e gjerë të Zotit tuaj!
“Prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut.” [Hud 64].
Allahut i përket furnizimi i kësaj deveje, ndërsa ju, përfitimi nga dobitë e saj. Ajo pinte ujë në njërën ditë, ndërsa i gjithë fisi shkonte dhe përfitonte nga qumështi i saj, gjithsecili i mbushte enët me qumështin e saj. Ditën tjetër keni radhën ju të pini nga burimi dhe kështu ecën gjërat derisa deshi Zoti i Lartësuar.