Qumështi i bletës, ‘ilaçi i mrekullive’ për shumë sëmundje/ Ylli Merja tregon dozat e duhura dhe re…

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për qumështin e bletës, “ilaçin e mrekullive” për shumë sëmundje. Sa duhet të jetë doza e duhur për fëmijët dhe të rriturit si dhe mënyrat e përdorimit.

“Gjithçka që prodhon bleta është bekim për njeriun. Qumështi i bletës një nga sekretet e ruajtura të natyrës” e nis kështu bisedën specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Një qumësht cilësor duhet të jetë si lëng veshtullor dhe kur e prekim me majat e gishtave nuk duhet të na kokrrizohet në dorë, shprehet Merja. I cilësuar si superushqim për superfuqi, qumështi i bletës rrit imunitetin dhe trajton një sërë sëmundjesh në organizëm.

Qumështi i bletës përmban:

· Mbi 150 përbërës aktiv biologjik

· Ujë 66 – 69 %

· Aminoacide esenciale 17-19 %

· Yndyrna 3-5 %

· Minerale 2-2.5 % (kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër)

· Vitamina 2 % (A, B, B2, B5, B6, B8)

· Hormone, substanca stimuluese

· Enzima

Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit. I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen.

Vetitë e qumështit të bletës:

· Rivitalizon trupin dhe e rigjeneron atë

· Frenon plakjen e organizmit

· Ushqen sistemin nervor, lufton parkinsonin

· Përmirëson koncentrimin, kujtesën, largohet frika

· Ndihmon organizmin të luftojë sëmundjet virale dhe bakteriale

· Rrit performancën hormonale

· Rrit nivelin e kolagjenit, forcon kockat

· Forcon imunitetin e organizmit kundër kancerit

· Ndihmon diabetikët në uljen e nivelit të glukozës

· Lufton aneminë dhe infeksionet bakteriale

· Ndihmon në trajtimin e plagëve dhe puçrave

· Aleat në dermatologji, lufton rrudhat

Përdorimi i qumështit të bletës, në dozat e duhura është shumë i rëndësishëm sipas specialistit Merja:

· 5 mgr për çdo kg peshë trupore, vendoset poshtë gjuhës

· Për fëmijët në 0,5 kg mjaltë shtohet 5 gr qumësht blete. Përziejeni mirë dhe fëmija mund të konsumojë esëll 10-15 gr.

· Për të rriturit në 0,5 kg mjaltë shtoni 10cc qumësht blete. Përziejeni mirë dhe konsumohet 25 gr mjaltë me qumësht blete esëll në mëngjes.

Gjithashtu një rëndësi të veçantë i duhet kushtuar dhe ruajtjes së tij për të mos humbur vlerat. Në momentin që merret deri në konsumim të ruhet në frigorifer në temperaturë minus 20 gradë Celsius, këshillon Merja. Ndërsa, në momentin që nis konsumimi, ruhet në frigorifer në temperaturën 4 gradë Celsius.

Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja ndau dhe disa receta për përdorime të qumështit të bletës në sëmundje të ndryshme dhe në dermatologji.

Për kujtesën, alzheimer, parkinson:

· Në mëngjes vendoset 0,5 gr qumësht blete poshtë gjuhës

· Pini çaj harmonia 3 gota në ditë para buke

· Pini 2 x 4 pika në ditë pas buke vaj harmonia

· Përdorni 20 fije shafran në ditë, në kos ose gjellë

Për aneminë:

· Vendos poshtë gjuhës në mëngjes esëll qumësht blete (për fëmijët sipas peshës trupore 100 mrg, 200 mgr, 300 mgr / për të rriturit 500 mgr)

· Përdorni rrënjë sanze, hidhni në 1 lugë gjelle kos 1 lugë kafeje rrënjë sanze

· Pini çaj anemie 3 x 1 gotë në ditë para buke

· Pini alkania ngjyruese 1 gotë çaji çdo pasdite

Në dermatologji, për trajtim plagësh, puçrash, akne, rrudha, seborea:

· Në 50 gr krem shtoni 2-3 gr qumësht blete, përziejeni dhe mbajeni në frigorifer. Kremi mund të jetë sipas funksionit të lëkurës dhe problematikës./Shqiptarja.com

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *