Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Ylli Merja: Mos neglizhoni keto simptoma/ Polipet në zorrën e trashë janë të rre…

Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme, diagnostifikimi në kohë ka rëndësi. Shkaktarët e polipeve në zorrën e trashë dhe alternativat bimore në trajtimin e tyre me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë e cila vitet e fundit ka filluar të bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Polipet në zorrën e trashë, çfarë janë ato dhe nga se shkaktohen. Sipas specialistit Merja, polipet janë zhvillime qelizore që krijohen brenda murit të zorrës së trashë.

“Zorra e trashë është e ndërtuar nga katër shtresa, në pjesën e brendshme të saj, ajo që është në kontakt me produktin ushqimor që është duke u përpunuar, ndodh një dukuri nga mosfunksionimi i mirë i tretjes apo ushqime jo të shëndetshme ku fillojnë të zhvillohen qeliza atipike jo normale në një zonë të caktuar” thekson Merja.

Disa nga shkaktarët e zhvillimit të këtyre qelizave dhe krijimit të polipeve në zorrën e trashë janë:

– Trashëgimia familjare

– Jeni mbi 50 vjeç dhe pini duhan


– Konsumoni alkool

– Jeni obez dhe defekoni 1 herë në 3-4 ditë

– Hani shumë ushqime të yndyrshme dhe mish

– Nuk kombinoni mirë hekurin e marrë nga mishi me hekurin e përftuar nga perimet

– Nuk përdorni erëza (rigon, turmerik, qepë të kuqe ne gjellë)

– Nuk kryeni ushtrime fizike

Sa i takon simptomave, shenjat e para kur polipet sapo fillojnë të krijohen janë: dhembje barku, çrregullim në jashtëqitje, kapsllëk apo diarre. Polipi sapo ka nisur të zhvillohet ndryshon mukozën dhe nëse ne do tregohemi të pakujdesshëm do të vazhdojë faza e dytë që është mahisja, një adenomë e cila ngrihet mbi nivelin e zorrës. Nëse polipet nuk trajtohen dhe kalojnë në fazën e tretë ato mund të kthehen nga formacione beninjë në malinjë. Simptoma të tjera përfshijnë:

– Shpesh dalloni gjak në feçe

– Nga analizat feçe gjak okult del pozitiv

– Keni mungesë hekuri. Jeni anemik.

– Çrregullim në jashtëqitje, dhimbje barku

– Defekim me jargë (mucus) por jo çdo ditë

– Kostipacion dhe diare kronike

Specialisti Merja thekson se ndërhyrja kirurgjikale nuk është zgjidhja më e mirë, pasi me heqjen e një polipi përsëri ka rrezik shfaqja e tij pas një periudhe 6-mujore. Nga eksperienca e punës shumë vjeçare Merja sugjeron se personat që vuajnë nga kjo problematikë së pari duhet të bëjnë një analizë të mirë të ushqimeve që ato konsumojnë duke hequr nga regjimi i tyre ushqimet jo të shëndetshme, më pak mish dhe yndyrna shtazore, rralloni dhe ndërprisni duhanin dhe pijet alkoolike, bëni sa më shumë ecje në natyrë dhe ushtrime fizike si dhe filloni të konsumoni më shumë qumësht dhe nën produkte të tij, pasi përmbajnë kalcium dhe reduktojnë riskun për polipe, konsumoni shumë bishtajore, perime, fruta pylli (manaferra e egër zë vendin e parë) thanat, molla e egër. Pra të shëndoshet zorra e trashë dhe të godasim këto qeliza atipike përmes këtyre ushqimeve:

– Përdorni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër

– Përdorni në drekë qepë të kuqe në gjellë dhe sallatë

– Përdorni turmerik (shafrani i verdhë) pasi ka efekt kundër qelizave kancerogjene

– Përdorni ushqime bimore të papërpunuara si bishtajoret, farat e bimëve, brokoli, lakra, frutat e pyllit të cilat përmbajnë jo vetëm fibra por dhe fitate. Fitatet gjurmojnë dhe asgjesojnë qelizat kancerogjene, fitatet bëjnë më luftarake leukocitet, zvogëlojnë arteriet që ushqejnë polipet dhe ndikojnë në rehabilitimin e polipeve duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Specialisti Ylli Merja rekomandoi disa receta bimore për trajtimin alternativ të polipeve sigurisht duke theksuar se është shumë e rëndësishme koha e identifikimit të këtij problemi.

– Në 3 litra ujë zjeni 2 minuta një pako çaj 10 lulesh, 1 dorë bar majasilli, 1 dorë vidh dhe 3 lugë fruta pylli. Pini nga 1 gotë çaj 3 herë në ditë.

– Nga vajrat e fave të bimëvë përdorni vaj liri, vaj farash të egra, vaj fare të zezë 2-3 ml në ditë.

– Konsumoni supë me perime: brokoli, karrotë, spec të verdhë, spec të kuq, lakër ose presh, qepë të kuqe, turmerik.

– Konsumoni gjellë me bishtaja fasulesh, thjerrëza ose bizele bashkë me 1 karrotë, qepë të kuqe, spec dhe turmerik.

– Konsumoni si sallatë lakra të egra: çikore, rradhiqe, hithra, lëpjetë, të ziera në 1 litër ujë për 2 minuta dhe i konsumoni me vaj ulliri dhe limon.

– Vendosni një copë fanellatë mbi një tabaka filxhanësh. Hedhim mbi fanellatë dy filxhanë kafe me farë gruri dhe një filxhan kafe me farë jonxhe. Mbulojini me një copë fanellatë. Lagini me ujë të vakët 2-3 herë në ditë. Kur embrioni është mbirë rreth 1.5 cm, farat i heqim nga fanellata. Shpëlajini dhe hidhini në një tas dhe vendosini në frigorifer. Hani çdo ditë nga këto fara 2-3 lugë gjelle me pak kos.

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person/Shqiptarja.com

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *