Një burri në Britani që gabimisht i kishin kaluar £122,000 në llogarinë ku kishte më parë vetëm £1, banka iu përgjigj se ‘paratë ishin të tijat’.
Urslaan Khan nga lindja e Londrës hapi llogarinë e tij me bankën Gatehouse Bank për të pritur një transferim prej 200 paundë në llogari.
Por kur ai pa se balanca ishte rritur nga 1 paundë në 122,000 paundë, Urslann mendoi se i përkisnin dikujt tjetër dhe ishin hedhur gabimisht në llogarinë e tij.
Kështu si qytetar i rregullt Urslaan bëri gjënë e duhur dhe njoftoi bankën për gabimin, por ata i thanë se ‘çdo gjë ishte në rregull dhe paratë ishin të tijat’.
Burri thotë se kishte telefonuar disa herë dhe e kishin siguruar se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Por nëse dikush pret që historia të përfundojë me mbajtjen e parave që u shfaqën në llogarinë e Urslaan, me keqardhje njoftohet se banka kuptoi gabimin një ditë më vonë dhe tërhoqi fondet.
Atyre iu deshën 24 orë për të kuptuar gabimin edhe pse gjatë kësaj kohe ai mund t’i transferonte në një llogari tjetër, gjë që përfat nuk e bëri.
Kështu si qytetar i rregullt Urslaan bëri gjënë e duhur dhe njoftoi bankën për gabimin, por ata i thanë se ‘çdo gjë ishte në rregull dhe paratë ishin të tijat’.