Pas kërcënimit nga serbët, flet Marin Mema: U dogji se dokumentari u bë edhe me…!

Dokumentari i gazetarit shqiptar Marin Mema dhe historianit Florent Hasani, “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Politikanë, historianë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm në Serbi kanë reaguar ashpër duke e quajtur “propagandë” dokumentarin e Marin Memës.

Gazetari i njohur në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se dokumentari i tij flet për objektet e kultit që ndodhen në Kosovë e që sot janë uzurpuar nga serbët.

“Dihet se ato objekte e kanë gjenezën e tyre u përkasin shqiptarëve. Këtë e thonë edhe dokumentet e shumta edhe të autorëve të huaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mema thotë se sllavët kanë arritur të manipulojnë gjërat dhe këto objekte sot para opinionit ndërkombëtarë i konsiderojnë si të tyre.

Autori i emisionit “Gjurmë Shqiptare” thotë se dokumentari në fjalë u dhemb serbëve pasi ai është ndërtuar mbi dëshmitë e historianëve të respektuar dhe dokumenteve të pakontestuara.

“Ne po tregojmë të vërtetën. Këto janë të dhëna të vërtet dhe gjithkush nëse hulumton e sheh të vërtetën. Dokumentet thonë se Patriarkana e Pejës, Manastiri i Deçanit apo Manastiri i Graçanicës kanë rrënjë iliro-arbërore dhe janë ndërtuar 800 vite para se sllavët të pranonin krishterimin”.

Mema thotë se për sllavët është më e vështirë që dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze.

“Sllavët janë mësuar ta bëjnë historinë ashtu siç duan. Kjo është arsyeja pse ata kanë reaguar aq masivisht”.

Mema thotë se për fat të keq nuk ka pasur reagime nga institucionet shqiptare në Kosovë apo Shqipëri pas reagimeve masive nga pala serbe.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *