Diplomati i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka zbuluar detaje të pa’ditura më parë për Ikballe Hudutin, e cila ditëve të fundit u bë temë mediale pas deklaratave të saj se kishte provuar që bashkëshortit t’i gjente edhe dy gra tjera, pasi burrat mysliman sipas saj kanë të drejtë të martojnë deri në shtatë gra.
Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ikballe Huduti ka qëllime satanike dhe ogurzeza ndaj atdheut tonë.
“Ikballe Hudutit, dikur e akuzuar per perkrahje te Iranit, nderkohe qe vajton vrajsen e terrositeve si Qasim Soleimani, e e quan Ameriken si shtet kriminel, po i jepet hapesire neper mediat tona pa asnje kriter. E njejta permes formave perverze shfrytezon platformat mediale kosovare per te injektuar mendesi dhe influence te regjimit ekstremist te Iranit. Ne veprimet e saj fshihen veprime satanike dhe ogurzeza per atdheun tone”, ka shkruar Syla.
Madje ai ka zbuluar një detaj se si Huduti kishte bërë përpjekje që të aplikojë për azil politik në Kanada, duke pretenduar se ajo dhe familja e saj ishin të kërcënuara në Kosovë. Bashkë me të, sipas saj ndihej edhe bashkëshorti, vetëm pse ishte i komunitetit boshnjak.
“Dua te ju bej me dije se kjo grua poashtu ka bere perpjekje qe te kerkoje azil politik ne Kanada, per shkak te ‘kercenimeve’ qe ajo dhe familja e saj kane pasur ne Kosove. Nder detajet e sajimeve te saj ka qene edhe frika per burrin e saj qe i perket ‘komunitetit boshnjak’ e eshte i rrezikuar nga shumica shqiptare. E ne anen tjeter, gjithe vemendja mediale ne Kosove shkon drejt popullarizimit te saj”,
“Ja pra miq, kush jane njerezit qe farketojne imazhin e Kosoves jashte saj – gjithesesi me perkrahjen tone!”, ka shkruar Syla. /Reporteri.net