Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje”/ Ja si mund ta perdorni…

Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut.

E tretur në ujë, soda e bukës është një traditë e lashtë, një nga ilaçet natyrore më të vjetra dhe më të konsumuara në botë, në gjendje të mbrojë trupin tonë nga sëmundje të ndryshme. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm.

Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore:

· Neutralizon PH acid në stomak, urthin. Pini 1 gotë ujë/qumësht me 1lç sodë.

· Ndikon në zbardhjen e dhëmbëve. Në 1 lç sodë buke shtoni 3 pika esencë sherebele dhe 2 pika vaj dafine dhe shpëlani dhëmbët.

· Lufton mykun në gojë dhe gjuhë. Në 1 lç sodë buke shtoni 2-3 pika esencë rigoni dhe 2 pika vaj mente ose trumze. Pastroni gjuhën dhe gojën në mëngjes para buke.

· Lufton mykun në lëkurë. Në 500 ml çaj myku shtoni 2 lugë kafe sodë buke. Shpëlani lëkurën në pjesët e ashpërsuara nga myku 2 herë në ditë/ ose në 500 ml ujë shtoni 1 lç sodë, 3 pika esencë rigoni dhe 2-3 pika vaj mente.

· Pastron inflamacionin e bajameve. Një pastë për luftimin e baktereve: 1 thelpi hudhër, 1 lugë kafe sodë buke, 6-7 pika propolis me rigon dhe 1 lugë çaji mjaltë. Me këtë pastë lyeni bajamet.

· Pastron lëkurën dhe skalpin e kokës nga yndyra. Në 500 ml çaj floku shtoni 1 lugë kafe sodë buke dhe shpëlani flokun.

· Rrit PH acid të urinës. Mbron veshkat dhe sistemin urinar. Për PH 4,5-5,5 pini 1 gotë ujë me 1 lç sodë buke.

· Ndihmon në zvogëlimin e kisteve në testikuj. Në 500 ml çaj me bishta hudhre shtoni çdo 2 minuta nga 1 lç sode buke (12-15 minuta përdorimi).

Soda e bukës është dhe një pastrues shumë i mirë i fruta perimeve. Si çdo produkt tjetër dhe ajo ndryshon nga cilësia. Specialisti Merja tregoi dy mënyra për të dalluar një sodë të mirë buke. E para nëse hedhim pak sodë buke në çaj dhe ndryshon ngjyra e çajit, soda nuk duhet përdorur. Dhe e dyta, në 1 gotë ujë shtoni 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë kafe limontoz, nëse çlirohet shumë gaz kemi të bëjmë me një sodë cilësore. Duke qenë se është një produkt kimik, soda e bukës nuk rekomandohet të përdoret në doza të mëdha apo për një kohë të gjatë si dhe nuk është e rekomanduar për personat me probleme kardiake, pasi dobëson muret e zemrës.

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *