Burri pa gruan e tij qe po qante dhe e pyet:
“Pse po qan e dashur? Çfarë ka ndodhur?“
Ajo i tha: “Dje u dhashë nxënësve të mi një detyrë që të shkruajnë rreth temës: Dëshira ime. Duke e lexuar shkrimin e fundit më bëri të qaj.”
Burri: “Pse çfare kane shkruar që të bëri të qash?“
Gruaja lexoi: Dëshira ime është të bëhem një Smartphone, sepse Prindërit e mi shumë i duan Smartphonat. Ata kujdesen për Smartphonat aq shumë sa që harrojnë të kujdesen për mua.
Kur vjen babai im nga puna i lodhur ka kohë te merret me Smartphonin, por jo edhe me mua. Kur prindërit e mi kanë ndonjë punë të rëndësishme dhe bie zilja e Smartphon-it, menjëherë shpejtojnë ta kapin atë. Por, mua jo, edhe kur kam ndonjë hall e filloj të qaj. Ata luajnë lojëra me Smartphona, por jo edhe me mua.
Kështu që, dëshira ime është të bëhem Smartphone, që të qëndrojë në duart e prindërve të mi dhe ta shijoj ledhatimin e tyre.” Pasi e lexoi shkrimin, burri u prek emocionalisht dhe nga kurreshtja e pyeti gruan: “Kush na qenka ky djalosh që e ka shkruar këtë?“
Gruaja me gjysmë zëri ia ktheu: “Biri ynë!“
Femijet i keni amanet, edukojini, qendroni me ta sepse rriten shpejt dhe koha nuk kthehet mbrapa. Zot, ruaji femijet tane.
Elvis Naçi