Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një fushatë vjetore ndërkombëtare shëndetësore e organizuar nga organizata të mëdha bamirëse për kancerin e gjirit për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe për të mbledhur fonde për kërkime mbi shkakun, parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe kurimin e saj.
Në Vila24 me moderatore Anila Çela erdhi historia e zonjës Fatbardha Pasholli e cila prej 7 vitesh është në betejë me këtë sëmundje.
“Duhet të flasim gjatë gjithë vitit për kancerin e gjirit pavarësisht se ky muaj është më i veçantë. Unë e kam zbuluar rastësisht tumorin, sa dola nga dushi isha me vajzën time Adelën dhe ajo vuri re diçka që nuk shkonte, unë e mora me sportivitet.
Pasi bëra vizitën, doktori ja komunikon vajzës situatën. Unë e dëgjova dhe i thashë doktorit se jam më e fortë se vajza, doja ta dija çdo gjë në fillim, forcën time e kam gjetur te zoti” – tha zonja Pasholli.