Të premtën Lajmi.net raportoi për arrestimin e dy personave te Xhamia e Madhe në Mitrovicë.
Redaksia kishte mësuar se një numër i madh policësh kishin shkuar në vendngjarje, për shkak të dyshimeve, ku kishin kontrolluar çantat e personave të dyshimtë.
Ekipi i Lajmi.net ka shkuar në Mitrovicë për të parë se çfarë ka ndodhur.
Qytetarët kanë treguar se personat e dyshimtë kishin hyrë brenda xhamisë para xhumasë dhe kjo i ka shqetësuar ata.
Përkundër tentimeve për të folur me Policinë e Kosovës, ka qenë e pamundur, ndërsa në anën tjetër imami i kësaj xhamie, Enis Rama ka folur për lajmi.net, duke dhënë detaje shtesë.
Ai pohoi se turistët kishin shenjën e kryqit të ekspozuar dhe ishin ulur në mesin e besimtarëve.
“Bëhet fjalë për dy turistë ku njëri prej tyre me shenjën e kryqit të ekspozuar në gjoksin e tij ka hyrë në xhami dhe është ulë në mesin e besimtarëve”, tha fillimisht Rama.
Tutje, shtoi se besimtarët, kur panë sjelljet dhe shenjën që i karakterizonte, telefonuan policinë. Në fund tregoi se duke u thirrur në ato që kishte mësuar vetë Rama, gjithçka ka përfunduar mirë.
“Disa besimtarë kur e kanë parë kanë dyshuar në të për shkak të sjelljeve dhe pamjes së tij e kanë lajmëruar Policinë. Pas xhumasë morra informata se nuk ka diçka serioze dhe gjithçka ka përfunduar si më së miri”,
https://fb.watch/nI5iZq1Mxh/