Konspiracionisti kosovar Arianit Sllamniku në një parqitje për lajmi.net ka folur edhe për problemet e ardhshme që do të ketë Kosova nga Serbia.
Ai paralajmëron se në fund të këtij viti, Kosova dhe Serbia do të ndeshen mes vete në aspektin luftarak, krejt kjo do të ndodh sipas Sllamnikut se procesi i negociatave është në fund, dhe Serbisë kjo nuk i shkon për së shtati, shkruan lajmi.net.
“Bisedimet kanë marrë kahje finale, dhe finalja nuk i konvenon Serbisë, ajo do të tentojë të shpërqëndrojë vëmendjen me kriza të tjera në Kosovë për të i ikur nënshkrimit final, besoj që në muajin nëntor ose dhjetor do të filloj konflikti luftarak”, tha ai.
E sa i përket qëndrimit të Kurtit në pushtet, ai nuk ka dyshime për këtë, thotë se do të vazhdojë.
“Qeveria Kurti do të zgjasë deri sa të përfundon konflikti i ardhshëm luftarak, besoj që ka me qenë një qeverisje e gjatë dhe një qeverisje stabile së bashku me presidenten Vjosa Osmani”, u shpreh ai.
https://fb.watch/nI4aGVYnXu/