Me një janar hyn në fuqi liberalizimi i vizave për kosovarët i cili u mohua për shumë vjet nga BE-ja.
Edhe pse liberalizimi i vizave nuk e lejon punësimin dhe studimin në zonën shengen, por vetëm vizë turistike, shumë qytetarë po e mendojnë largimin nga vendi, shkruan Lajmi.net.
E kështu nuk qëndron me një të ri nga Prishtina, i cili thotë se për vizitë do të shkoj në Gjermani, por që asnjëherë nuk e mendon jetesën në një vend larg Kosovës.
“Kisha pas qef me shku në Gjermani me ba një visit, vec me kryq qysh është si vend, se me jetu në Kosovë, kisha jetu ktu, nuk kisha shku naj vend tjetër me jetu”, është shpehur ai për Lajmi.net.
Ai tregoi se është në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në drejtim dirigjim kompjuterik dhe mendon se me këtë drejtim mund ta gjejë veten edhe në Kosovë.
“Unë jam në shkollën “Shtjefën Gjeqovi, aty e kam drejtimi është dirigjimi kompjuterik i makinave, aty mësojna për makinat CNC, që bëjnë kontrollimin numerik kompjuterik”, tha ai.
Ndiqeni videon e plotë: