Informohu / Plisi, kapelja autoktone e shqiptarëve: Historiani tregon se si erdhi dhe pse e mori emrin kështu

Informohu / Plisi, kapelja autoktone e shqiptarëve: Historiani tregon se si erdhi dhe pse e mori emrin kështu

Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare.

Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol. Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova.

“Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na paraqitet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Muhamet Rugova.
Ai thotë se përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

“Plisi përpara ka qenë një rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull presh moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i turpëruar…Njeriu për të pasur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

“Karakteristike ka qenë që në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore janë përdorur plis të rrumbullakët. Nga Dibra dhe Tirana nga lartë kanë qenë të rrafshuar. Ndërsa në Shqipërinë e jugut kanë qenë pak më të zgjatur dhe me një maje lartë që edhe sot i mbajnë në ansamble. Kryesisht kanë qenë nga leshi i dhenve”, vazhdon më tej historian.

Plisi i Shqiptarëve të veriut ka formën e rrumbullakët, pa ndonjë shtesë tjetër, një të tillë po e bënë edhe Afrim Lata, qeleshepunues mbi 45 vite të trashëguar nga i ati.

“Këtë profesion e ushtroj mbi 45 vite. E kemi trashëgim nga babai bashkë me vëllezërit, por tashmë jemi shpërndarë dhe unë kam mbetur i vetëm në këtë zeje”, thotë Afrim Lata.

Ai thotë se përkundër faktit që ka mbetur i vetëm do ta punojë këtë zanat deri në vd.ekje edhe pse procedura e punimit të një plisi është e gjatë.

“Është i vështirë si zanat pasi i ka 16 operacione. Duhet të punohet në mënyrë zinxhirore nga dy, tre apo katër persona. Ta punosh vetëm është shumë vështirë por unë po mundohem ta mbajë me mundësitë e mia derisa të jem gjallë”, rrëfen Afrim Lata.

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit tonë.

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *