O baba, pse nëna qan pa arsye ?
Një djalë e pyeti nënën e tij: “Nënë, pse po qan?”
Ajo u përgjigj: “Sepse unë jam grua.”
Djali i tha: “Nënë, unë nuk po të kuptoj se çfarë po don të thuash.”
Nëna e përqafoi dhe i tha: “Biri im, ti nuk ke për ta kuptuar kurrë.”
Pastaj djali e pyeti babanë e tij: “O baba, pse nëna ime po qan pa asnjë arsye?”
Babai u përgjigj: “Biri im, të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye.”
Djali u rrit dhe u bë burrë, por ende nuk e dinte pse qajnë gratë!
Më në fund, ai e pyeti një njeri të mençur: “Pse qajnë gratë?”
Njeriu i mençur iu përgjigj:
“O bir, kur Allahu e krijoi gruan, i dhuroi asaj shpatulla shumë të forta që me to ta mbajë barrën e kësaj bote.
Ai i dhuroi asaj duar të buta dhe të ndjeshme, që me to të mund të japë pushim dhe rahati.
Ai ia dhuroi asaj forcën e brendshme që me të ta përballojë lindjen e fëmijëve dhe pastaj të tolerojë refuzimin e tyre dhe harresën e mundit dhe kujdesit të nënës pasi ata të rriten.
Ai ia dhuroi asaj forcën dhe këmbënguljen që të mund ta bartë barrën dhe kujdesin e familjes së saj, si dhe të jetë e qëndrueshme në situatat dhe kushtet më të vështira.
Ai i dhuroi asaj dashuri të pafundme ndaj fëmijëve të saj. Kjo është një dashuri e pakushtëzuar e cila nuk ndryshon as edhe atëherë kur fëmijët dashurinë e pafundme ia kthejnë me refuzim dhe dhimbje.
Më në fund, Allahu ia ka dhuruar gruas lotin, të cilin sipas nevojës ajo mund ta lëshojë që ta bëjë më të lehtë bartjen e barrës së rëndë të përgjegjësisë, dhe që të jetë në gjendje për ta vazhduar udhëtimin e jetës.
Kjo është dobësia e vetme që ka gruaja, prandaj respektoj lotët e të gjitha grave të botës, madje edhe kur qajnë pa asnjë arsye.
Shiriti i kërthizës tënde është prerë kur ke lindur ti dhe ke ardhur në këtë botë, mirëpo në trupin tënd ka mbetur gjurma e atij shiriti i cili ty ta kujton gjithmonë atë personin e mrekullueshëm që me qumështin e saj të ka ushqyer.”
O Allahu ynë i dashur, të lutemi që me çdo rrahje të zemrave tona, tu japësh nënave tona gradat më të larta në xhenet. Amin! http://saff.ba//
Përshtati: Miftar Ajdini