Agronomi Zef Gjeta, tha në emisionin GoogMorning Albanians se në vendin tonë po vihet re gjithnjë e më shumë mungesa e bagëtive të imëta. Kjo sipas tij ka bërë që në lokalet shqiptare të shërbehet mish i importuar nga Zelanda e Re.
“Ne për fat të keq nëpër lokale nuk hamë mishin tonë, mishi i bagëtive vjen nga Zelanda e Re dhe Australia. Mishi i derrit, pula, vici vjen nga Argjentina dhe Brazili. Në një kohë që Evropa e ka ndaluar shumicën e tyre, ne nuk e kemi bërë ende”, tha agronomi.