Fieraku gjen fatin e jetës, por kur shkon të martohet zbulon se ajo kishte bërë atë qe i pr eu kembet
Kur shkon te gjendja civile per t’u martuar, se pari te kerkojne te besh aktin e shpalljes se marteses. E pas nje jave vazhdon me procedurat.
E kete gje beri edhe Suad Morina, i cili do martohej me një vajzë, me të cilën kishte vendosur të ndante jetën.
Por u përball me situatën më të sikletshme të jetës se tij.
Kur po procedonte me celebrimin në Dërmenas mësoi se partnerja kishte një tjetër martesë të shpallur në Gjendjen Civile të Korçës.
Në këtë moment nisi odiseja për të anuluar aktin e shpalljes së martesës, pasi Gjendja Civile Dërmenas dhe Fier nuk e bënë dot këtë gjë. Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjigjja zyrtare ishte se është pranuar kërkesa e shtetasit për zgjidhjen e martesës, por ky akt fshihet nga sistemi për një vit.
“Unë jam Suad Morina, nga fshati Dërmish i qytetit të Fierit. Iu drejtova emisionit “Stop” për një arsye. U njoha me një vajzë para disa kohësh dhe vendosa të lidhesha e të martohesha me të. Bëra shpalljen e martesës dhe kur erdhi koha për të bërë celebrimin na doli që ajo kishte bërë një shpallje martese me dikë tjetër. Në momentin që unë e mora vesh, doja që të tërhiqesha nga kjo. Shkova për ta tërhequr shpalljen e martesës, por këto të komunës nuk e tërheqin dhe nuk e di pse e bëjnë këtë. Pa kaluar një vit thonë nuk ke drejtë të drejtë të bësh shpallje tjetër martese. Nuk jam më me atë unë se ajo është e martuar me dikë tjetër, ka bërë celebrimin”.
Suadi rrëfen se është ndjerë shumë keq, por tanimë ka vazhduar jetën dhe dëshiron të martohet me një grua tjetër. Por problemi qëndron te shpallja e parë e martesës, e cila ende nuk është anuluar.
Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Njësisë Administrative Dërmenas për të pyetur sesi mund të anulohet kjo shpallje martese.
“Zotëria është paraqitur tek unë për të bërë shpalljen e martesës me certifikatën e bashkëshortes, të marrë në Gjendjen Civile Fier. Pranvera Isufaj ndërkohë ka patur një shpallje martese në Gjendjen Civile Korçë. Zonja ka bërë edhe martesë në datën 17.05.2017 me Adem Isufaj. Mua nuk më del në sistem sepse në momentin që merr certifikatë del vetëm në Gjendjen Civile Fier. Unë kam bërë shpalljen e martesës për banorin tim. Zotëria është paraqitur pas 11 ditësh për të bërë martesën dhe unë atëherë e kam hapur problemin që Pranvera ka qenë me dy shpallje martese”.
Punonjësja e Njësisë Administrative Dërmenas tregoi se kishin kaluar 11 ditë nga shpallja e martesës, ndaj ajo nuk mund të anulohej. Ajo shtoi se Suad Morina duhet të presë një vit nga shpallja e martesës së parë për të shpallur një tjeër.
Ndërsa në Gjendjen Civile të Fierit u tha se denoncuesi nuk është banor i qytetit të Fierit, ndaj dhe nuk ishte përgjegjësi e tyre. Gjithashtu u fajësua punonjësia e Njësisë Administrative Dërmenas për shpalljen e martesës, pasi duhej të kishte kontrolluar të dhënat për Pranvera Isufaj.
“Ne lëshojmë dy certifikata për shpallje martese, një e dërgojmë në destinacionin e shpalljes dhe një e mbajmë ne. Kjo ka bërë dy shpallje njëkohësisht, të parin e ka bërë në Korçë, ku ka realizuar edhe martesën dhe tjetra është shpallja e martesës së dytë padashej nga punonjësja. Nuk e di si vepron ajo, por e ka bërë padashje. Ajo duhej ta kontrollonte nëse kjo (Pranvera) ose personi tjetër (Suadi) kishte shpallje apo jo. Kjo ka kërkuar për Suadin, por po të kishte kërkuar për Pranverën, atëherë do të dilte që kishte shpallje tjetër”.
Ashtu si edhe Njësia Administrative Dërmenas, Gjendja Civile Fier tha se Suad Morina duhet të presë pak kohë derisa të bëjë një tjetër shpallje për martesë.