Ndodh për herë të parë në vendin tonë/ Marin Mema bën zbulimin historik për shqiptarët

Gazetari Marin Mema, nëpërmjet “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.

Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze. Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e Madhe.

Rezultati i analizave ishte mjaft mbresëlënës, pasi i zbulua se ato i përkisnin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V. Ndërkohë gazetari Marin Mema ka kërkuar që të vazhdojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por njëkohësisht, gërmimet arkeologjike duhet të bëhen në të gjithë zonën.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm për historinë tonë, pasi deri më sot në Shqipëri nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrash që i përkasin kësaj periudhe.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *