Fazile Cakaj është një nënë e Kosovës. Të paktën 4 vitet e fundit, jeta e saj ka qenë tepër e vështirë. Si nënë e 5 fëmijëve, jetesa dhe pamundësia ekonomike e kanë munduar këtë nënë. Ajo tregon se 4 vitet e fundit ka jetuar me qira dhe se fitonte aqsa për të paguar faturën në fund të muajit.
Lotë i dalin kësaj nëne kur kujton vështirësitë dhe sesi shpesh duhej të linte ushqimet pa blerë për veten e fëmijët e saj.
“Unë quhem Fazile Cakaj, vij nga Llapashtica. Me qera kam jetuar që 4 vite… kam 5 fëmijë (përlotet). Vështirë ka qenë, punoja vetëm për të paguar qiranë… ushqimet duhej t’i linim vetëm për të paguar qiranë.”-rrëfeu Fazilja.
Por me siguri kjo nënë nuk do ta kishte menduar kurrë, se jeta e saj do të ndryshonte për mirë. E kjo falë ndihmës së shqiptarëve bamirës.
“Kur na thanë keni fituar shtëpinë, shumë jemi gëzuar. Këtu jemi shumë mirë, me kushte shumë të mira.”-tregon Fazilja.
E vendi për të cilin kjo nënë flet, është kompleksi i banesave që Fondacioni Firdeus ka ndërtuar për nevojtarët në Kosovë.
I ndërtuar në Podujevë, Elvis Naçi i dorëzoi personalisht çelësat e shtëpisë së re familjes me 5 fëmijë.