Bereqeti i leximit të Kuranit.
Thotë njeri prej të parëve:
“Sa herë që shtoj pjesën e përditshme në leximin e Kuranit, aq më shumë më shtohet bereqeti në kohën time. Përditë e më shumë e shtoj leximin, derisa kam arritur në dhjetë xhuze, (200) faqe në ditë”
Ibrahim Makdisiu porositi Dija’ Makdisiun kur ky i fundit po nisej për udhëtim në kërkim të diturisë: “Shtoje sa më shumë leximin e Kuranit dhe mos e ler atë, sepse do të lehtësohet gjithçka që kërkon, në masën që lexon prej tij”
Në librin Rijadus Salihijn, autori (imam Neueuiju), ka vendosur një temë me titull:
“Urdhëri për dhënien pas Kuranit, dhe qortimi për braktisjen, që çon në harresën e tij”
Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Jepuni pas këtij Kurani, sepse betohem në Atë që ka në dorë shpirtin e Muhamedit, ai (Kurani) largohet më shpejtë nga memoria, sesa devetë kur zgjidhen nga litarët”
Mutefekun alejhi.