Mërzia dhe pikëllimi, një nga armët e djallit!
Ibnul Kajjimi rahimehullah ka thënë:
Mërzia e dobëson zemrën, e lëkund vendosmërinë dhe e dëmton vullnetin.Nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa mërzia e robit.
Në një pasazh tjetër Ibnul Kajjimi ka thënë:
Mërzia në Kuran është përmendur në kontekst negativ, duke na tërhequr vërejtjen prej rënies në të,si psh në ajetin Kuranor:
“Mos u tregoni të dobët dhe as mos u mërzisni” ose është përmendur në formë mohuese të saj,si psh në ajetin: “Për ta nuk do ketë frikë dhe as nuk do të mërziten”.
Arsyeja e kësaj është se nga mërzia nuk ka asnjë lloj përfitimi për zemrën dhe se gjëja më e dashur për shejtanin është që ta mërzisë robin besimtar në mënyrë që ta ndërpresë atë nga rrugëtimi i mbarë dhe ta frenojë nga ecuria e duhur.
Profeti salallahu alejhi ue selem i lutej Allahut duke i kërkuar mbrojtje prej saj: “O Allah kërkoj mbrojtje tek Ti nga stresi dhe mërzia”.
Perktheu Shuajb Rexha