Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Kurani është shërim për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe të trupit, ato sëmundje që e dëmtojnë në këtë jetë dhe në jetën tjetër, por jo çdo njeriu i jepet mundësia dhe suksesi që të shërohet nëpërmjet tij.
Nëse i sëmuri mjekohet mirë me të duke patur bindje, besim, pranim të plotë dhe është larg dyshimeve, pra duke plotësuar kushtet përkatëse, asnjë sëmundje nuk mund t’i rezistojë atij.
E si mund t’i rezistojnë sëmundjet fjalëve të Zotit të tokës dhe të qiellit?!
Fjalë që nëse do të zbrisnin mbi male do t’i kishin thërrmuar e nëse do të zbrisnin mbi dhé do ta kishin çarë atë!”