Spiropali: Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, por…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi tha se qeveria ka rritur herë pas here pensionet, ndërsa shtoi se po të ishte e mundur do t’i 10-fishonte.

Sipas Spiropalit, ndaj të moshuarve kemi një borxh moral dhe financiar.

Spiropali: Ka një gjë që na bashkon të gjithëve në këtë sallë, por dhe ata që protestojnë me zhurmë jashtë. Po ju zoti Xhaferri i rrini besnik gjërave që lexoni. Brezi ynë, të gjithë që kemi prindër, kemi një borxh moral dhe financiar për ata.

Ne nuk kemi mundur që të bëjmë më shumë për të gjithë ata që prodhonin grurë, apo qetësonin plagë, apo ata që mësonin. Shpërblimi moral që kanë marrë ka qenë i kundërt. Shpesh i kanë quajtur skllevër. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Pensionet janë indeksuar në 2008, në 2013, apo dy herë të tjera më vonë. Buxheti këtë vit ishte 5.4 mld për këto indeksime. Për pensionistët janë dhënë bonuse.

Totali i bonuseve është 31 mld lekë në 5 vitet e fundit. Qeveria ka kompensuar çmimin e energjisë për pensionistët e vetmuar. Ky lloj kompensimi jemi të vetëdijshëm që nuk është i mjaftueshëm, por totali i parave nga buxheti, ka mbërritur në 22.5 mld lekë. Këto debate që duhet të bëhen këtu dhe ndërpriten herë pas here nga debatet shterpë të luftës politike, kush e ka e kush nuk e ka vulën… na marrin kohë për të diskutuar këto që janë të vërteta. Opozitarizmin e shihni si llixhën çudibërëse që ju pastron nga e shkuara. Ju që jeni ende jashtë normalitetit të sistemit politik, pak keni për të thënë për sistemin e ekonomisë./Albeu.com

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *