Biri im,
Nuk është e rëndësishme për mua a do mësosh shumëzimin dhe pjestimin, a do jesh më i mirë në matematikë se biri i fqinjes!
Nuk është e rëndësishme për mua a do krenohen arsimtarët e tu me çmime të para që do fitosh nëpër gara nëse ti nuk di të grisësh fletë nga mesi i fletores për t’ia dhënë shokut që ka haruar fletoren në shtëpi.
Nuk është e rëndësishme për mua a do rradhisish 5-a në anglisht, shqip, maqedonisht apo turqisht, nëse ti nuk mëson te gjesh gjuhë të përbashkët me fëmijët e tjerë.
Nuk është e rëndësishme për mua a do jesh futbollist i mirë nëse ti nuk di të ulesh në gjunjë për të lidhur atletet e vëllaut tënd apo ndonjë shoku më të vogël se ti.
Nuk është e rëndësishme për mua a do mësosh të këndosh, tek zemrat e të tjerëve arrihet edhe vetëm me një buzëqeshje.
Nuk është e rëndësishme për mua sa 5 do më sjellësh, po sa miqësi do arrish të ruash në 20-30 vitet e ardhshme!
Fotografia më poshtë le të të shërbejë si mësim gjithmonë kur do duash të ankohesh që ke gabuar që ske blerë atë çantën me Star Wars!
E di se je akoma i vogël, po do rritesh sa hap e mbyll sytë, e atëherë do jetë tepër vonë për të mësuar virtytin më të rëndësishëm – EMPATINË!
Me fat viti i ri shkollor!